E Shtunë, 31 Tetor 2026

Najada e Mardiola, komplot kundër Polit, vendosin ta provokojnë

Pas festës surprizë për ditëlindjen e Mardiolës
dhe largimit të Ervisit nga shtëpia,
banorët duken disi të qetësuar. Por më të
relaksuarit duken Astriti dhe Ilda, të cilët
pas masazhit tajlandez duken shumë në formë.
Shkëlqimi me Rominën mundohen sërish të
sqarohen, ku ai kërkon të vërë pikat mbi "i" në
çështjen e raporteve me të. Shkëlqimi vazhdon të
diskutojë mbi nominimet dhe mënyrën se si ndihen
njerëzit e afërt jashtë, kur diskutohet njëri
ose tjetri. Ai nuk e mendon se ata që qëndruan në
shtëpi e meritonin më shumë se Ervisi, por kjo
është loja. Shkëlqimi u jep zemër banorëve, duke
u thënë që shumë gjëra nuk varen nga ata, por të
gjithë duhet të "ndezin motorët" dhe të bëjnë
spektakël. Ina e ndien më shumë se të gjithë
largimin e Ervisit. Por diskutimet mbi largimin e
tij nuk kanë përfunduar; Poli ishte 90% i sigurt që
Ervisi nuk do të dilte. Ata flasin për momentet e
ankthit në të qenit të kandiduar dhe çastet e
pritjes kur u thuhet emri. Shkëlqimi me Astritin
janë duke debatuar në lidhje me nominimet; ai
vë në dukje, që, sipas tij, Ervisi ishte në parametra
më i mirë se Astriti. Astriti shton se për të, më
të mirët janë Shkëlqimi, Ervisi, Olsi dhe Najada,
por kjo nuk do të thotë që ata nuk do të nominohen.
Ky diskutim ka përfshirë të gjithë banorët.
Edhe Ilda me Arbrin japin përshtypjet e tyre për
kandidimet dhe daljen nga shtëpia.
Bisedat nuk kanë mbaruar; nata është e gjatë
dhe banorët nuk e ndiejnë veten aspak të lodhur
pas spektaklit. Përveç faktit që doli Ervisi, Besarta
ndihet mirë dhe e vlerësuar nga njerëzit.
Thashethemet për Rominën nuk kanë munguar.
Julinda me Olsin habiten me kandidimet dhe janë
konfuzë edhe në lidhje me llogaritjet e tyre. Astriti
tregon për gjendjen e tij shpirtërore, kur duhet
të kandidojë ndokënd. Por, megjithatë, banorët
kanë rënë dakord në një gjë: që kjo është loja dhe
se do të vijë dita kur të gjithë do të kandidohen.
Shkëlqimi thotë se mjaft veta kanë shumë për të
dhënë ende, ndërsa disa të tjerë janë konsumuar
në debate dhe diskutime. Astriti thotë se do të
ishte mirë të dilnin të gjithë në nominim për ta
provuar.
Për të larguar disi banorët nga mendimet e
kandidimeve dhe për t‘i ndihmuar të relaksohen
në sfond ka filluar muzika. Gjallëria ka përfshirë
të gjithë banorët, të cilët kërcejnë dhe përshëndesin
Ervisin. Duket se janë larguar disi nga
ankthet dhe mendimet e kandidimeve. Pas muzikës
banorët janë shtrirë për të fjetur dhe me energji
të reja presin ditën e nesërme.
Tashmë të gjithë banorët janë zgjuar, por jo të
gjithë janë ngritur nga krevati. Më aktivët kërcejnë
ende në kopsht në ritmet e muzikës dhe luajnë
me tullumbace. Ina përgatit mëngjesin,
ndërkohë që Shkëlqimi i tregon Julindës për kohën
e bukur që ka kaluar në Turqi kur ka qenë me
pushime. Ai, gjithashtu, i tregon Julit e Polit edhe
për sistemin shoqëror në Turqi, duke e krahasuar
atë me të Shqipërisë. Najada me Ildën flasin për
lidhjet me personat e ngushtë brenda shtëpisë:
Ildës se si i duket shtëpia pa Ervisin, ndërsa Najada
thotë që për çdokënd që del nga shtëpia i vjen
keq, por asaj do t‘i vinte më keq nëse do të largohej
Olsi. Madje, ka shtuar se shyqyr që ai nuk del
as në kandidim. Ndërkohë, banorët janë ulur për
të ngrënë mëngjesin dhe bisedat janë nga më të
ndryshmet, duke filluar nga kandidimet e deri te
historia e "Konti i Monte Kristos", të cilën Shkëlqimi
po e tregon gjithë pasion dhe të tjerët e dëgjojnë
me vëmendje.
E ndërsa Olsi, Najada dhe Astriti po relaksohen
në kopsht, Poli me Shkëlqimin po luajnë. Fillimisht
me disk dhe pastaj me top të bërë vetë. Pa
dashje ata për pak sa nuk goditën Astritin, i cili i
kishte paralajmëruar të luanin më tutje. I acaruar
Titi u bërtet, duke u thënë se duhet të luanin në
vend tjetër. Shkëlqimi kërkon prej tij sqarim se kë
ofendoi (duke e quajtur të bërtiturën ofendim),
por përgjigjja e Astritit ishte e thjeshtë - kujt t‘i
djegë le ta mbajë.
Ndërkohë që djemtë janë në kopsht duke luajtur
futboll, Mardiola me Najadën po bisedojnë në
dhomën e gjumit. Najada tregon një histori që i
kishte ndodhur në shtëpi në lidhje me Rominën.
Mardiola thotë që nuk e kupton se çfarë njeriu
është Romina: të jesh e zgjuar nuk do të thotë
vetëm të kesh lexuar, por edhe të kesh eksperiencë.
Mardiola nuk e honeps dot Rominën dhe
sjelljet e saj nuk i duron dot. Përveç Rominës, jashtë
thashethemeve nuk shpëtuar as Ilda me Inën,
të cilat janë vënë në qendër të vëmendjes nga
Najada me Mardiolën. Sipas tyre, Poli është vënë
në siklet të madh mes Inës dhe Ildës. Të dyja ato
me shaka vendosin të ngacmojnë edhe ato Polin,
përveç Inës dhe Ildës, që t‘i iki truri fare. Ato komentojnë
edhe historinë e dashurisë së Shkëlqimit,
të cilën e kishin dëgjuar 100 herë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›