Ilda, Ina dhe Poli mes tyre
Loja e shishes kësaj radhe bëhet ashtu siç e kishte propozuar Najada prej kohësh, me dënime për të shlyer dhe jo më me pyetje të mërzitshme.
Ajo i jep dënime Julit dhe Polit që ta mbajnë në krahë dhe të këndojë; Poli i jep dënim Romit që ta mbajë kalapiç dhe të këndojë.
Loja përfundon shumë shpejt, askujt s‘ia ka qejfi të kryejë dënime fëmijësh në shtëpinë e B.B.
Bisedat e natës janë zbavitëse dhe pa stres. Grupet Romina, Najada, Ola dhe Arbri janë bërë bashkë dhe tregojnë histori për të qeshur që u kanë ndodhur. Romina dhe gocat janë në formë. Arbri qesh dhe dëgjon.
Nga ana tjetër e kopshtit, Olsi, Çimi, Ilda, Poli dhe Astriti, flasin për të shtunën. Çimi me Olsin flasin për rastin e prindërve të Rominës, që ishin të shqetësuar për sulmet e Çimit ndaj vajzës. Çimi mendon se arriti të shpjegohej se nuk ka asgjë personale me Rominën, por e gjykon si banore e shtëpisë që ndajnë.
Ilda kërkon afërsi nga Arbri dhe e gjen. Ai është i gatshëm të rrijë me të, madje i thotë që mund të jetë zëvendësuesi i saj i cigareve. Ilda i thotë që mund të pijë cigare dhe të flasë me të.
Pasi fiken dritat, mblidhen të gjithë bashkë dhe flasin për filmat, femrat, meshkujt.
Diskutimet e tyre janë të gjalla dhe tentojnë drejt shakave dhe të qeshurave të lirshme.
Ina përqafon Polin dhe thotë se kanë bërë një premtim që duhet ta mbajnë: këtë javë nuk duhet të diskutojnë për asgjë. Me këtë ajo do të thotë se nuk do t‘i japë asnjë shkas për t‘u zënë ose për keqkuptime.
Më vonë, kur janë shtrirë nëpër krevate, Ina gjen edhe njëherë rastin për të folur me Polin, e në një farë mënyre për t‘i kërkuar atij falje. Ajo i thotë se nga biseda e djeshme, ka kuptuar shumë gjëra dhe patjetër që Poli duhet ta ketë vënë re ndryshimin.
Ina shtrihet sipër Polit, duke e bërë bisedën e tyre edhe më intime dhe të pastër. Poli është shumë i përgjumur dhe Ina i flet në vesh.
Ndërkohë, nga dhoma tjetër, bisedën e mbajnë gjallë, Romina dhe Çimi që flasin për libra dhe filma.
Ilda me Julindën janë takuar në tualet dhe po flasin aty për Inën dhe xhelozinë e saj në lidhje me Polin, por edhe çdo gjë tjetër, sipas Ildës. Juli i thotë se në lidhje me Polin, Ina ka një ide fikse, ndaj reagon ashtu.
Ilda tashmë ka një ide të qartë të asaj që ka shkaktuar sjellja e Inës, te raporti i saj me Polin, pas ardhjes së Ildës.
Gjithsesi, Ilda mendon se Poli tashmë ka ndryshuar në lidhje me Inën dhe se nuk do të ketë më të njëjtin afeksion. Në këtë pikë, ajo thotë se e di që me Polin do ketë më shumë afrimitet që tani e tutje dhe nëse Ina do të ndihet keq, ajo nuk di si ta zgjidhë, pasi afeksioni i Ildës dhe Polit është i dyanshëm.
Ilda i tregoi Julit se Poli i ka thënë disa herë "mos se është Ina këtu dhe i mbetet hatri"- dhe Ilda thotë se e dashura e Polit që është jashtë, nuk hyn në llogari fare.
Ilda thotë se e kupton pozitën e Polit, që gjendet mes Inës dhe Ildës, por edhe ajo tani është e përfshirë, ndryshe nga më parë që nuk i ka interesuar raporti që ai kishte me Inën.
Zgjohen Olsi, Poli dhe dalin të hanë mëngjesin në kopsht. Të tjerët ende nuk janë zgjuar.
Poli dhe Olsi flasin për Inën dhe Ildën dhe rivalitetin e tyre. Ata zbaviten duke bërë batuta mbi karakteret e dy vajzave dhe mënyrën sesi gërricen me njëra-tjetrën.
Olsi thotë se Ilda do ta kapë Inën në një moment dhe do ta përplasë diku nga nervat. Të dy djemtë qeshin me të madhe.
Poli i thotë se sikur të ndodhë, do të jetë një stonaturë, sepse nuk ka asnjë gjë pas miqësisë që ata kanë krijuar.
Olsi i jep këshilla Polit, duke i thënë se do ishte mirë të kishte njërën në një dhomë dhe tjetrën në dhomën tjetër. Sigurisht që kjo këshillë është fryt i eksperiencës personale të Olsit.
Poli i thotë se më mirë të flejë vetëm dhe është rehat fare. Ai kërcet qafën i stresuar, duke thënë se nuk do fusë asnjërën në krevat.
Olsi thotë se ato të dyja nuk i kupton.
Ndërkohë, Romina është zgjuar, ka përgatitur për të ngrënë dhe i takon çunat në kopsht. Mëngjesi është me diell dhe i ngrohtë.
Ka nisur muzika në shtëpi.
Romina me Polin janë jashtë dhe bisedojnë, ndërsa ajo përfundon mëngjesin. Poli i tregon se të dashurat i ka pasur gjithmonë më të mëdha se vetja dhe vetëm pasi u rrit pak më shumë, i donte më të vogla në moshë. Ai thotë se njëherë që kishte gënjyer për moshën i kishte dalë nami.
Ndërkohë, të tjerët janë zgjuar dhe po kryejnë tualetin e mëngjesit me muzikë. Arbri po shtron tavolinën për mëngjesin dhe lan enët.
B.B vë tekno me volum të lartë në shtëpi dhe kërcimi i çmendur i banorëve i ngjan një cikloni.
Muzika tekno, nuk i lë më të bëjnë asgjë tjetër veçse të kërcejnë. Janë disa momente shpërthimi që s‘janë parë ndonjëherë. Të gjithë ‘shkallojnë‘ nga tekno.
Pas kërcimit të çmendur të mëngjesit, banorët hanë ushqimin që ka përgatitur Arbri. Gocat e duan Arbrin dhe e vlerësojnë karakterin e tij. Ina thotë se i vetmi defekt i Arbrit është që "është shumë i mirë". Ola thotë se Arbri është ideali i djalit për ta pasur gjithë jetën pranë.
Pas mëngjesit sorollaten nëpër dhomë dhe bëjnë punët e shtëpisë.
Julit i ka humbur një varëse me një kryq që varej në të. Ajo thotë se ky send ishte i shtrenjtë për të dhe i vjen tmerrësisht keq që nuk e gjen më.
Në kopsht ndodhen: Najada, Ilda, Poli, Astriti, Olsi dhe Çimi. Çunat sajojnë një top futbolli, pasi vendosin të luajnë me skuadra.
Najada ka një moment acarimi me Rominën dhe ia thotë Shkëlqimit. Ajo i thotë se i duket sikur Romina i bën gjërat që i thuhet të mos i bëjë me qëllimin për t‘i acaruar të tjerët. Ajo e ka fjalën për disa cigare që Romina i ka gjetur anonim në tavolinë dhe i ka bërë të vetat.
Romina ka pasur edhe një fërkim me Olsin në kopsht: ajo i ka kërkuar atij të ulet pranë saj që t‘i tregojë diçka, por ai ka refuzuar ftohtë duke i bërë të ditur se nuk ka dëshirë të flasë me të.
Nga dhoma janë: Arbri, Ola, Juli, Ina dhe Besa që bëhet gati vetë dhe pastrojnë dhomat.
Julinda i tregon Olës për momentin kur hyri në B.B. Ajo thotë se familja e saj ishte kundër dhe i vetmi që e mbështeti në këtë zgjedhje ishte i dashuri i saj. Ajo tregon se ai e ka përcjellë dhe në momentet para se të ndaheshin ai ka qarë.