Dorëshkrimi i burgut
Çdo libër ka dy histori. Atë që mbart brenda tij dhe historinë që e çoi shkrimtarin drejt këtij rrëfimi, apo kohët si e shkroi atë. Përtej çdo libri të shkruar, Pjetër Arbnori shënonte diku dhe historinë e tij. Për një shkrimtar që pjesën më të madhe të librave i shkroi nën hekura, këto rrëfime marrin një dimension tjetër, duke treguar jo vetëm gjendjen e brendshme të autorit, por dhe mënyrën sesi sistemi depërtonte deri në gjëra në dukje të vogla, si kapakët e një fletoreje. Asgjë nuk ishte më e shtrenjtë në atë mori gjërash që ai mbante me vete në atë qeli në Burrel se ato dorëshkrime. Bëhet fjalë për romanin "Mugujt e Mesjetës", një nga librat që dhe vetë Arbnori e veçonte në morinë e librave që botoi pas vuajtjes së dënimit, të cilin e shkroi në vitin 1982 në Burgun e Burrelit. Përtej vlerësimeve që kritika ka dhënë apo duhet të japë për këtë vepër letrare, ajo çfarë ne do të ndalemi sot është rrëfimi i vetë Arbnorit për ato orë në atë qeli ku hynte vetëm një moment drita. Teksa shkruante këtë libër në qeli ndodheshin dhe dy miqtë e tij të burgut, Daut Gumeni dhe Abdulla Sallaku.
"Romanin ‘Mugujt e Mesjetës‘ e kam shkruar në vitin 1982 në Burgun e Burrelit. Kopjen e parë ma morën për kontroll e nuk ma kthyen më. Pastaj e kam përpunuar më 1984-ën dhe 1986-ën. Më vështirë ishte ta ruaje dhe ta kalojë fshehtas. Natën vonë kur të gjithë flinin unë shkruaja me fletë të holla si të cigares me shkronja mikroskopike derisa më bëheshin sytë ujë. Pranë kisha Daut Gumenin dhe Abdulla Sallakun shokët e vuajtjes që kanë ndenjur dhjetëra vjet me mua. Hoqa kartonin e kapakut të fjalorit frëngjisht-shqip dhe në vend të tyre futa fletët e romanit nga dyzet fletë në secilin kapak", shkruan Arnori në kujtimet për këtë libër. "E mbështolla me bezen e vjetër të fjalorit dhe e ngjita me kujdes", shënon Arbnori. Për një javë rresht, çdo natë do të linte nën dyshek të mos shtypej. "Kur e nxora të tharë, kapakët dukeshin si tepër të fryrë dhe gjithë kohës rrija me shqetësim në zemër. Më 1919 më kishin shtuar 10 vjet burg për një roman, a do të më shtoheshin edhe dhjetë të tjerë tani e të bëheshin dyzet?...Nuk kish rëndësi dënimi, më vinte keq të humbte dorëshkrimi. Fati deshi ndryshe. Lexuesi tashmë që po botohet nëpërmjet këtij romani historik-kalorësiak do të njihet me një problem që ka filluar atëherë, por ka mbetur aktual edhe sot e kësaj dite. Nuk kam ndërruar asnjë faqe, asnjë rresht nga dorëshkrimi i burgut", shënon Arbnori.
Por çfarë kërkon të tregojë "Mugujt e Mesjetës", romani që Arbnori e shkroi fshehurazi, duke rrezikuar një dyfishim të dënimit dhe nuk hoqi dorë? Ja si shkruan në parathënien e këtij libri miku i tij i qelisë, Daut Gumeni: "Përjetë në kufi të perandorive të mëdha pushtuese, vendi i Arbrit ka ndërruar shpesh jo vetëm zotërues zyrtarë, gjuhë zyrtare, qendër administrative, por edhe fenë vetë. Ky fat i pamëshirshëm na ka lënë gjymtime jo vetëm në hartë. Edhe kalorësin tonë më të ndritur të lirisë, të madhin Skënderbej, na e kanë quajtur "hero të disfatës", e, mbase jo pa shumë të drejtë. Edhe tani që kemi dalë disi nga ky pozicion i nëmur për hir të ndryshimeve postkomuniste në hartën e ndarjeve politike të botës, rreziku sikur nuk dëgjon të na ndahet. Madje, të lodhur nga pasha e tij e rëndë apo të mësuar me të, ka mundësi që ta kërkojmë edhe vetë(!). Po, atëherë, si kemi mundur të mbetemi gjallë në këtë truall të lashtë e të egër, të shkelur nga të gjithë hordhitë e të përgjakur nga vijat e kufijve më tepër se nga armët? … Kësaj pyetjeje më duket se kërkon t‘i japë përgjigje autori i romanit "Mugujt e Mesjetës". Duke bërë një analizë të kësaj vepre Gumeni pranon se për të ka qenë një barrë e vështirë, pasi autorin e ka pasur shok atje ku ////////////////kuraroja u duhej si ajri, për të përshkruar më qartë meritat e këtij libri, kërkon ndihmën e një prej personazheve më të realizuar të Arbnorit "Gulielm Blionishtit" i cili thotë: "Te ne nuk del i pari kali i mbretit, por mbreti i kuajve".
Gumeni është një nga ata miq me të cilët Arbnori ndante rrëfimet për këtë roman. Në shënimet e lëna pas, ai tregon se sa e vështirë ishte të jetoje me ndjenjën e të shkruarit të fshehur. Dhe pse ishte një pasion që mund t‘i kushtonte vite të tjera burg, ai vijoi të shkruante natën vonë, me fletë të holla si të cigares, me shkronja mikroskopike, deri ashtu siç shkruante edhe vetë "I bëheshin sytë ujë".
Janë mijëra rrëfime që mund të bëhen për atë që ne e quajmë "letërsia e burgut", por që ende nuk jemi ndalur ta analizojmë atë çfarë ajo ka lënë pas. Arbnori mundi të jetonte aq sa t‘i shihte një pjesë të veprave të tij të botuara, tashmë me kapakë të vërtetë libri dhe jo me shkronja të vogla, ndërsa dhjetëra të tjera kanë mbetur ende anonime për lexuesin dhe të njohur vetëm brenda një rrethi të vogël njerëzish.