E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi "FACE", nje çmim për të drejtat e njeriut

Çmimi merr formën e një shume cash 10 000 euro dhe do t‘i jepet fituesit të të drejtave të njeriut në kinema në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Stamboll, i cili këtë vit po zhvillohet nga data 5 deri në 20 prill. Si dokumentarët, edhe filmat artistikë do të mund të përzgjidhen për çmimin.Ky do të jetë çmimi i dytë FACE dhënë një filmi të jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut. Fituesi i vitit të fundit ishte "Bamako/Gjykata", drejtuar nga Abderrahmane Sissako. Ai eksploroi lidhjen mes Afrikës dhe pjesës tjetër të botës, nëpërmjet një gjykate të ngritur në kopshtin e një shtëpie në kryeqytetin e Malit, ku organizma ndërkombëtarë po persekutoheshin nga afrikanë të shumtë për neglizhencë dhe shfrytëzim. Duke dhënë çmimin në emër të Këshillit të Evropës, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terry Davis, komisioneri për të drejtat e njeriut, Thomas Hammarberg, tha se "barazia, respekti i plotë për të drejtat e njeriut dhe involvimi aktiv i qytetarëve të thjeshtë kërkohen për të siguruar drejtësi sociale dhe janë të nevojshme për çdo zhvillim social e ekonomik".Këshilli i Evropës, që është një organ i ndryshëm nga Bashkimi Evropian dhe përfshin 47 shtete anëtare në Evropë, është i mirënjohur nëpërmjet Eurimages, e ngritur nga organizata, organi që mbështet dhe financon bashkëprodhimin, distribucionin dhe prezantimin e punëve kinematografike evropiane. Ai është gjithashtu i rëndësishëm në industri për Observatorin Audovizual Evropian, e vetmja qendër e këtij lloji që mbledh dhe qarkullon informacion në industrinë audiovizuale në Evropë, përfshirë filmin, televizionin, video/DVD dhe median e re.Vendimi për të ngritur çmimin FACE është një reflektim i angazhimit të Këshillit të Evropës për kinemanë dhe diversitetin kulturor, si njohje e kontributit, që bota e kinemasë do të luajë në zhvillimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën.Çmimi FACE i Këshillit të Evropës është një bashkëpunim i përvitshëm mes Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Stamboll dhe Këshillit të Evropës.

Këshilli i Evropës dhe kinemaja

Pika esenciale

Kinemaja njihet si një forcë për të edukuar, si dhe për të zbavitur çdo nivel dhe çdo vend.
Këshilli i Evropës, si organizata ndërkombëtare më e gjerë, me një mision për të ngritur një Evropë që respekton të drejtat e njeriut dhe diversitetin kulturor, beson se kinemaja ka një rol kryesor.
Puna e përditshme për të promovuar të drejtat e njeriut dhe për të mbështetur prodhimin e audiovizualitetit evropian dhe distribucionit plotësohet nga veprimi për të inkurajuar bërësit e filmave, për të promovuar temat e të drejtave të njeriut, nëpërmjet një çmimi të përvitshëm në nivel ndërkombëtar.

Përmbledhje

Këshilli i Evropës, organizata e 47 kombeve, e njohur si gardiania e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë për 800 milionë evropianët, është gjithashtu një promotor i madh i kinemasë dhe një kampion i përdorimit të filmit, si një mënyrë për të shndërruar sjelljet në anën më të mirë në zona të ndryshme.

Që nga 1988-a, Eurimages ka punuar brenda Këshillit të Evropës për të promovuar industrinë evropiane të filmit, duke inkurajuar prodhimin dhe distribucionin e filmave e duke thelluar bashkëpunimin mes profesionistëve. Këshilli është gjithashtu shtëpia e Observatorit Evropian Audiovizual i ngritur në dhjetor 1992, e vetmja qendër e këtij lloji për të mbledhur dhe për të qarkulluar informacion në industrinë audiovizuale në Evropë, përfshi kinemanë, televizionin dhe radion.

Në të njëjtën kohë, këshilli kërkon të inkurajojë filmin si një mënyrë për të përçuar mesazhin e të drejtave të njeriut, tolerancës dhe përfshirjes sociale në një audiencë më të gjerë në 2007-ën. Çmimi i përvitshëm i Filmit të Këshillit të Evropës u lançua në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Stamboll, për të nderuar filmin që pasqyron më mirë parimet dhe misionin e organizatës. Eurimages paraqet gjithashtu një çmim në Festivalin e përvitshëm të Filmit në Gjermani.

Pyetje dhe përgjigje

Pse mendon Këshilli i Evropës se kinemaja është kaq e rëndësishme?

Shumë njerëz e kuptojnë lidhjen mes filmit dhe propagandës politike, por ka gjithashtu shumë filma që kanë ndryshuar mënyrën sesi njerëzit e zakonshëm e shikojnë jetën… dhe kjo për ta parë atë më pozitivisht. Filma si "Philadelphia" me Tom Hanks, një i ri homoseksual duke vdekur nga HIV/AIDS ndihmoi për të ndërruar sjelljen e njerëzve për sa i përket sëmundjes dhe çështjeve të seksualitetit. Komeditë si "Dr. Strangelove" i bëri njerëzit të qeshin, duke dhënë një mesazh shumë të fortë për luftën. Tema si dhuna te fëmijët apo dhuna në familje kundër grave - të dyja fushata të këshillit - mund të nënvizohen përgjatë filmit. Në të njëjtën kohë, filmi është një mënyrë për të treguar grupet e përfaqësuara në një mënyrë pozitive dhe për të krijuar role të reja model për të ardhmen.

Filmi ka aftësinë për të ndërruar sjelljet, për të bindur dhe për të treguar diversitetin si një burim pasurie dhe një pikë të fortë në shoqëri.

Çfarë është çmimi i Filmit i Këshillit të Evropës - FACE?

Këshilli i Evropës paraqet çmimin FACE në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, për drejtorin e një filmi që rrit ndërgjegjësimin dhe interesin në çështjet e të drejtave të njeriut dhe krijon kuptim më të mirë të rëndësisë së tyre. U ofrohet si filmave dokumentarë ashtu edhe filmave artistikë, që hetojnë për ndryshimet sociale dhe dramat individuale.

Fituesit marrin një skulpturë në bronz dhe një çmim cash prej 10 000 erosh. Fituesi i vjetshëm ishte "Bamako/Gjykata", drejtuar nga Abderrhmane Sissako.

Çmimi i Këshillit të Evropës për Filmin do të jepet në emrin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Terry Davis, më 19 prill 2008. Çmimi i Filmit i Këshillit të Evropës është një bashkëpunim i përvitshëm mes Festivalit të Filmit dhe Këshillit të Evropës.

Ǒështë Eurimages dhe si punon ai?

Fondi i Mbështetjes Evropiane për Bashkëprodhimin dhe Distribucionin e Kinematografisë Kreative dhe Punëve Audiovizuale, ose Eurimages siç njihet më gjerë, u ngrit më 1989-ën, kur shtetet anëtare të Këshillit të Evropës vendosën të ndihmonin drejtorët dhe producentët të luftonin me problemet e teknologjisë së re dhe konkurrencën në rritje. Vendimi u mor duke u nisur nga mendimi se filmi dhe prodhimi audiovizual duhet të stimulohen si mjete të rëndësishme për të promovuar identitetet kulturore evropiane apo diversitetin.

Eurimages ka si synim të mbështesë punët, të cilat reflektojnë fytyrat e shumta të një shoqërie evropiane dhe të investojë në një industri, e cila, ndërsa mbart suksesin komercial, gjithashtu mbart rolin e rëndësishëm të kinemasë si një formë arti. Që kur u ngrit, Eurimages ka mbështetur bashkëprodhimin e pothuajse 1200 filmave artistikë me metrazh të gjatë dhe dokumentarësh. Një numër prej tyre kanë marrë çmime prestigjioze, përfshirë "Oskar", "Palmat e Arta" në Kanë, "Ariu i Artë" në Berlin dhe çmime të tjera nga festivalet ndërkombëtare. Momentalisht numëron 33 nga 47 shtetet anëtare të këshillit mes anëtarëve të tij.

Për më shumë informacion konsultoni faqen : http://www.coe.int/eurimages

Cili është roli i Observatorit Audiovizual Evropian?

I ngritur në dhjetor 1992, Observatori Audiovizual Evropian është e vetmja qendër e këtij lloji që mbledh dhe qarkullon informacion në industrinë audiovizuale në Evropë. Qëllimi i saj është të krijojë transparencë në sektor, i cili është një nga zonat më shpejt në rritje të ekonomisë evropiane dhe një treg global kryesues. Falë statusit të tij, qëllimi është të "përmirësojë transferimin e informacionit brenda industrisë audiovizuale, të promovojë një shikim të qartë të tregut dhe një transparencë më të madhe, duke i kushtuar vëmendje besueshmërisë, përpunueshmërisë dhe saktësisë së informacionit". Observatori mbulon filmin, televizionin, radion dhe fushën e medias së re.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›