Del nga burgu grek, përfundon në atë shqiptar
Shpëton nga burgu grek, përfundon në qelitë shqiptare. Ky ka qenë fati i një 31-vjeçari nga fshati Goraj i Kuçovës. Burime nga Policia e Gjirokastrës bëjnë të ditur se pasditen e së shtunës është prangosur Gramoz Shkurti nga fshati Goraj i Kuçovës. Ndalimi i tij është bërë nga specialistët e seksionit të luftës kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Të njëjta burime referojnë se arrestimi i 31-vjeçarit Shkurti është bërë pasi ai rezultonte të ishte person i shpallur në kërkim nga ana e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër. Mësohet se i riu kuçovar sapo ishte kthyer nga Greqia, ku kishte vuajtur dënimin me 3 vjet burg për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike". Për këtë vepër ai kishte vuajtur dënimin në një nga burgjet e shtetit grek dhe të shtunën kishte rifituar lirinë.
Por, mesa duket fati nuk i ka buzëqeshur 31-vjeçarit, i cili sapo ka shkelur në tokën shqiptare është vënë në prangat e policisë, pasi prej 4 vjetësh ishte shpallur person në kërkim nga drejtësia shqiptare. Mësohet se 31-vjeçari është dënuar në vitin 2005 nga Gjykata e Rrethit Gjirokastër me tre vjet heqje lirie dhe 4 milionë lekë gjobë. Shkurti është dënuar në mungesë për veprën penale të "dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, kundrejt fitimit". Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ai kishte ndihmuar disa shtetas nga Kuçova dhe Berati për të kaluar kufirin për në shtetin grek në mënyrë të paligjshme. Për çdo person prokuroria arriti të provonte se ai merrte nga 700 euro deri në 1000 euro. Që prej dhjetorit të vitit 2005, i riu Shkurti ndodhej në Greqi, duke iu fshehur drejtësisë shqiptare. Por në vitin 2006 ai është arrestuar nga policia greke, pasi është kapur duke kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis sativa në një fshat pranë qytetit të Patrës. Më datën 10 korrik të këtij viti, ai kishte shlyer detyrimet me drejtësinë greke dhe ishte kthyer në atdhe. Në orët e mbrëmjes të së shtunës, ai është riatdhesuar nga autoritetet greke dhe dje ka mbërritur në vendkalimin kufitar të Kakavijës. Gjatë verifikimit në sistemin TIMS, që u bëhet shtetasve deportivë (të riatdhesuar) në pikën e kalimit të kontrollit kufitar Kakavijë, nga ana e policisë kufitare ka rezultuar se 31-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim që prej vitit 2005. Menjëherë ai është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, ku është bërë edhe ndalimi i tij në bazë të urdhrit të ekzekutimit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.