Investimet e huaja, cdo vit nga 600 mln USD
Investimet e huaja direkte parashikohen që të qëndrojnë në të njëjtat nivele që kanë qenë gjatë dy viteve të fundit, pra rreth nivelit prej 5.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vlera monetare llogaritet në rreth 600 milionë dollarë në vit investime të huaja për ekonominë shqiptare. Por, në dallim nga dy vitet e shkuara 2007, 2008, ku një pjesë e mirë e flukseve hyrëse të IHD-së kanë qenë privatizime të disa ndërmarrjeve publike, për vitet në vijim parashikohet që pjesa dërrmuese e tyre të jenë të tipit "green - field". Investimet e portofolit dhe kapitalet e tjera janë projektuar të qëndrojnë në të njëjtat nivele mesatare të viteve të fundit.