Eksportet agrare, të humbur ndaj 10 partnerëve
Shqipëria nuk ka avantazh me asnjë nga vendet e rajonit, përfshi edhe Kosovën, kur më parë ishim me plus 700 mijë euro. Bëhet fjalë për eksportin e mallrave bujqësorë, që për vitin 2008 nuk paraqitën shifra optimiste për sektorin. Nga studimi i kryer del se nga 24 grupmallrat që ne eksportojmë, vetëm me katër prej tyre kemi bilanc pozitiv.
Struktura e eksporteve për prodhimet agrare dhe të industrisë ushqimore është e kufizuar në numër. Kështu, mbi 55 për qind e vlerës së eksporteve realizohet vetëm nga 2 për qind e grup-produkteve, ndërkohë që 5 grup-produktet kryesore që eksportohen nga Shqipëria realizojnë rreth 77 për qind të vlerës së eksportit.
Nëse për vitin 2007, eksportet e produkteve bujqësore u rritën me rreth 20 për qind, për vitin 2008 u pa një rënie, deri në nivele 2 për qind. Ministria e Financës ia faturën këtë disfatë thatësirës dhe mungesës së energjisë elektrike, kurse Ministria e Bujqësisë pretendon se sektori i bujqësisë po vëren rritje, falë ndihmës që po i jepet fermerit me fondin prej 10 milionë dollarësh.
Detajet rreth eksportit agrar paraqesin një situatë të rëndë për sektorin. Konkretisht, perimet dhe frutat, që vendi ynë i mban të një cilësie të lartë (të karakterit bio), nuk zënë më shumë se 7.5 për qind, ose rreth 6 milionë dollarë të eksporteve me vendet e ndryshme.
Pijet, si uji natyral ose alkooli, kanë pësuar rënie të fortë gjatë vitit 2008. Të dhënat nga doganat tregojnë se janë eksportuar rreth 1 milion dollarë pije, ose 7 herë më pak se viti 2007. Duhet thënë se birra shqiptare, ndonëse me shifra modeste, ka synuar të gjejë tregjet e huaja në Kosovë, Europë dhe SHBA.