Këtë apo atë? Dilema për t‘u veshur
Është e sigurt se të gjitha femrat kur ngrihen në mëngjes nga gjumi bëjnë vetëm një pyetje: "Çfarë do të vesh sot"? Çdo mëngjes, 16 minuta para se të shkojnë në punë, femrat mendojnë se çfarë do të veshin. Nxjerrin nga dollapi të gjitha rrobat dhe fillojnë t‘i provojnë, për të gjetur veshjen e duhur. Koha mesatare që i dedikohet veshjes së përditshme është rreth 15 minuta, ndërsa kur bëhet fjalë për një darkë në fundjavë, minimumi arrin në 20 minuta. Kur femrat shkojnë me pushime u nevojiten plot 52 minuta për të bërë valixhet gati.
Kështu bëjnë të gjitha. Kush e mohon, gënjen.
Pyetja bëhet sa herë që ne dalim nga shtëpia, por kur kemi një takim me personin e zemrës, apo kur do të shkojmë në një festë me miqtë, atëherë gjërat vështirësohen. Për të zgjedhur kombinimet e duhura, ka nga ato që u drejtohen butikëve me veshje të shtrenjta, ose të tjera që ndjekin modën përmes televizorit, e të tjera akoma që nuk dalin nga shtëpia nëse nuk kanë veshje firmato. Ju si ia bëni? E ndiqni modën?
"Mua më pëlqen ta ndjek modën. Çdo ditë dua të jem ndryshe. E urrej faktin të dukem njësoj si vajzat e tjera që më rrethojnë", thotë një 25-vjeçare. "Nuk më pëlqen të shoh në të njëjtin ambient që unë frekuentoj një person që ka veshur një bluzë të njëjtë me mua, apo të ketë vënë të njëjtin aksesor".
Sipas sondazheve është përcaktuar saktësisht se sa kohë harxhojnë gratë çdo mëngjes para një dollapi me pyetjen: "Çfarë të vesh sot? Këtë apo atë"? Është vërtet shqetësuese: gjashtëmbëdhjetë minuta çdo ditë, nga e hëna në të premte, për të vendosur se cila është veshja e duhur.
Sipas llogaritjeve, femrat kalojnë 287 ditë të jetës së tyre duke u menduar në mëngjes se çfarë të veshin, shifër kjo e cila është e barabartë pothuajse me një shtatzëni.
Sarah Jessica Parker dhe të tjerat nuk turpëroheshin nga ky fakt, madje e ekzagjeronin. Bëjnë pirgje me rroba e këpucë, para se të jenë të sigurta që është ajo veshja e përshtatshme për një takim pune, dashurie apo thjesht dhe për një shëtitje. Këtë detaj e vëren edhe në disa filma, si për shembull "Seksi dhe qyteti", "Mëngjes nga Tifanny", "Djalli vishet me Prada", "Puthja e fundit". Me të gjitha protagonistet ndodh e njëjta gjë kur vishen.
Coco Chanel nuk ka thënë kurrë që të vishesh do të thotë të marrësh gjënë e parë që të del para, por që eleganca qëndron te thjeshtësia. Shumë stilistë theksojnë se kombinimi është po aq i rëndësishëm sa ushqimi dhe gjumi. "Veshja është një çështje e rëndësishme për çdo femër. Ta dalësh nga shtëpia me një fustan të bukur, është shumë domethënëse dhe ndikon për mirë në gjendjen shpirtërore të çdo gruaje. Fakti që janë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë ditës i bën të ndihen mirë me veten dhe ambientin që i rrethon", thotë një psikologe.
Sondazhi
Studimi i publikuar te "Telegraph" është kryer nga një agjenci veshjesh angleze, "Matalan", dhe ka përfshirë 2491 femra nga mosha 16 deri në 60 vjeçe. Koha që kalohet para gardërobës varet nga situata. 16 minuta mund të bëhen edhe 52 (ose një orë), nëse bëhet fjalë për një zgjedhje të rëndësishme. Gjysmë ore (32 minuta) duhen nëse femrat marrin pjesë në një festë familjare dhe 20 minuta nëse bëhet fjalë për një mbrëmje krishtlindjesh.
Studimi është kryer në Angli, në vendin më të njohur për veshjet mashkullore. Me siguri sondazhi do të kishte qenë po aq interesant nëse do të zhvillohej edhe për meshkujt.
Vetëm duke menduar yllin e futbollit, David Beckham, me siguri do t‘ju duhej një orë në ditë për përgatitjen e zakonshme.