E Diel, 1 Nëntor 2026

Del nga lokali, sulmohet barbarisht futbollisti

SHKODER- Ish-futbollisti i Vllaznise, Erjon Hoti, eshte sulmuar me mjete te forta nga dy persona te panjohur, paraditen e djeshme ne qytetin e Shkodres. Burime policore thane se 24-vjecari sapo kishte dale nga nje lokal i qytetit, kur eshte qelluar me mjete te forta nga dy persona, per motive qe mbeten ende te paqarta. Erjon Hoti aktualisht eshte futbollist me skuadren e Apollonise te qytetit te Fierit, qe militon ne Superlige, ashtu sikurse Vllaznia. Ai eshte derguar ne spital, ndersa policia po punon per identifikimin e autoreve dhe me pas arrestimin e tyre. Nga marrja e deshmive mesohet se futbollisti gjendej ne lokal ne shoqerine e te njohurve, por sapo eshte ndare me ta u sulmua barbarisht nga dy persona. Policia po heton ne disa pista, ku me kryesorja eshte ajo e nje grindje te momentit ne ambientet e lokalit, por edhe nje konflikt i vjeter i sportistit me persona te tjere. Grupi hetimor ka nen hetim edhe pisten per shkak te profesionit, kalimi i Hotit nga Vllaznia per te skuadra e Apolonise, por qe merret me mjaft rezerve nga ekspertet. Ky eshte nje nder precedentet e rralle kur sportistet bien preh e dhunes jashte fushes. Ne disa prej precedenteve, futbollistet jane bere shkak i disa agresioneve me arme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›