Maskat, grabisin banken me arme
VLORE- Tre persona te maskuar dhe te armatosur, grabiten diten e djeshme filialin e "Intesa Bank Sanpaolo" ne Vlore. Ngjarja eshte shoqeruar me veprime te dhunshme dhe u regjistrua rreth ores 13:15. Roja i objektit mbeti i lenduar nga goditjet me tyten e automatikut te nje prej grabitesve, teksa perpiqej te reagonte per te parandaluar krimin. Ndersa punonjesit e bankes dhe klientet u traumatizuan nga agresioni, duke dorezuar cfare kishin ne arke. Deri dje ne mbremje, policia nuk publikoi nje shifer te sakte te grabitur nga banka, ndersa 20 minuta me pas gjeti ne periferi te qytetit, zona e Skeles, nje automjet tip "Benz" te djegur qe dyshohet se i perket autoreve.
Tre personat e maskuar kane hyre ne ambientet e bankes, pasi kane nxjerre armen tip "Kallashnikov" qe e mbanin te fshehur. Fillimisht kercenuan rojen private, duke e izoluar ne brendesi te kesaj banke dhe kane detyruar punonjeset, qe te nxirrnin te gjitha parate qe dispononin. Deshmitaret shpjeguan se te tre autoret kishin nga nje maske ne koke dhe ishin me trupa mesatare. Roja ka tentuar t'i ndaloje, por eshte qelluar prej personit te armatosur me tyten e automatikut qe mbante ne dore. Efektivi eshte shembur pertoke i gjakosur, kurse grabitesit i jane afruar sporteleve. Ata u kane kerkuar klienteve qe gjendeshin ne ato momente ne banke, por edhe punonjesve, te mos benin asnje levizje.
Pasi kane marre parate ne leke dhe valute, me cantat e mbushura kane dale nga ambientet e bankes.
Jashte bankes i priste nje makine tip "Benz" me targa te Tiranes, e cila drejtohej nga nje person i katert. Deri tani nuk eshte vertetuar se nga kane ikur grabitesit se bashku me mjetin. Menjehere pas largimit te grabitesve punonjesit e bankes kane shtypur butonin e alarmit dhe njoftuar policine. Policia private, qe punon per llogari te bankes, por edhe uniforma blu, kane mberritur menjehere ne vendngjarje. Ata kane kryer ekspertizat e nevojshme, ndersa kane shoqeruar per te pyetur rreth ngjarjes te gjithe deshmitaret okulare, perfshi ketu kliente dhe punonjesit e bankes. Sipas policise gjithcka eshte e filmuar, pasi telekamerat e bankes kane qene ne funksion ne momentin e grabitjes dhe po punohet per identifikimin e autoreve. Policia po heton ne disa pista, por nuk dha detaje per ngjarjen. Pritet shqyrtimi i pjeseve filmike dhe krahasimit te zerave per te zbuluar te dyshuarit.
Pas grabitjes, autoret djegin makinen ne periferi
Vetem 20 minuta nga grabitja e bankes, ne afersi te lagjes "10 Korriku" eshte bere e mundur gjetja e automjetit tip "Benz", me te cilin autoret jane larguar nga vendi i krimit. Mjeti ishte perfshire nga flaket, ku ishte djegur pjesa e brendshme e tapicerise. Sipas policise dyshohet qe ky te jete mjeti qe mund te jete perdorur prej grabitesve, per te bere transportin e tyre dhe te parave, para dhe pas grabitjes. Gjithsesi behet me dije se ishte fjala per nje makine "Benz 2007 CDI" dhe djegia e tij mund te jete bere per te humbur gjurmet. Policia ka kryer verifikimet e targes dhe pronarit te makines, per te zbuluar nese eshte vjedhur, apo ka lidhje me grabitjen.