E Diel, 1 Nëntor 2026

Me droge Lazarati, pranga vellezerve tropojane

GJIROKASTER- Sekuestrohen rreth 30 kilograme marihuane Lazarati dhe nje arme automatike "Kallashnikov", ne nje operacion policie ne qytetin e Gjirokastres. Policia ka vene ne pranga dy vellezer nga Tropoja, por qe jetonin ne qytetin e gurte. Operacioni eshte kryer nga ana e specialisteve te Sektorit te Luftes Kunder Krimit te Organizuar, pas marrjes se informacionit per vendndodhjen e lendes narkotike ne nje banese ne lagjen "Dunavat". Policia ka rrethuar shtepine dhe ka nderhyre ne momentin qe dy te kerkuarit kane hyre brenda. Nga kontrolli rezultoi se ne banesen ku rrinin me qira Edmond Doci dhe Xhevair Doci, 26 dhe 24 vjec, ne katin e dyte si dhe ne bodrumin e kesaj banese jane gjetur lende narkotike e dyshuar si marihuane. Nje pjese e droges, mesohet se ishte e bere gati per paketim dhe trafikim, si dhe nje sasi ishte perzier me duhan per t'u shitur ne formen e cigares. Nga kontrolli i metejshem rezultoi se ne dritaren e tualetit ndodhej nje arme zjarri automatike model 56, se bashku me nje karikator te mbushur me fisheke. Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e marra ne rruge operative, rezultoi se dy te ndaluarit e kishin blere drogen ne Lazarat, per ta trafikuar dhe nje pjese per ta shitur ne doza te vogla perdoruesve te ndryshem te lendeve narkotike ne Gjirokaster. Ndaj tyre jane ngritur akuzat e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›