E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce/ Me shpejtesi sketerre, shtyp biciklistin

Nje aksident i rende ka ndodhur dje ne aksin rrugor Korce-Voskopoje, ne vendin e quajtur "Ura e Turanit". Nje mjet tip "Benz", me targa te DR8187B, i cili po udhetonte nga Voskopoja ne drejtim te Korces, ka aksidentuar Agim B., 54 vjec, banues ne fshatin Turan, i cili po udhetonte me biciklete. I demtuari eshte transportuar ne gjendje kritike per jeten ne spitalin e Korces. Nga hetimet paraprake te policise, behet e ditur se shkak i ketij aksidenti ka qene shpejtesia tej normave te lejuara nga ana e drejtuesit te mjetit, ku ky i fundit ka humbur kontrollin. Nderkohe uniformat blu, kane shoqeruar drejtuesin e mjetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›