E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore/ Gjika: Situata ne Keshillin Bashkiak, ne krize

Kryetari i bashkise se Vlores, Shpetim Gjika, akuzon keshilltaret e djathte dhe te LSI-se per bllokim te aktivitetit te Keshillit Bashkiak. Pas zhvillimeve te fundit, shkarkimit dhe votimit te kryetarit te ri te keshillit, Gjika ka dale dje ne konference per shtyp, duke e vleresuar situaten si nje kolaps dhe krize. "Veprimi i keshilltareve, ndaj vendimit te bashkise per programin e ri te investimeve, me shume se sa demton figuren e kreut te bashkise, pengon zhvillimin e investimeve ne qytet",-tha kryebashkiaku. Ai u eshte drejtuar drejtperdrejt keshilltareve te opozites, per te respektuar moton "cdo gje ne sherbim te qytetareve".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›