Kanosen me vrasje fqinjet, pranga 2 vellezerve
Devoll- Dy vellezer nga fshati Bitincke i rrethit te Devollit, kane rene ne pranga pasi kane kercenuar me vdekje fqinjin e tyre. Burime te policise bejne te ditur se jane arrestuar Ledion dhe Oltion Lime, 30 dhe 25 vjec. Ndalimi sipas burimeve zyrtare, eshte kryer rreth ores 14:30 te dites se djeshme. Nga hetimi i kryer, rezulton se dy vellezerit kane kanosur me vdekje pjesetaret e nje familjeje fqinje, pas nje konflikti qe kane pasur prej disa vitesh me njeri-tjetrin. Pas marrjes ne pyetje te te dy paleve, rezulton se shkak i konfliktit eshte bere nje ceshtje prone e pazgjidhur, e cila eshte bere objekt sherresh te here pas hershme midis dy familjeve. Pas denoncimit ne Komisariatin e Policise se Bilishtit, uniformat blu kryen menjehere arrestimin ne flagrance te dy vellezerve, nen akuzen e "kercenimit dhe te kanosjes".