E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqen si kliente, vjedhin argjendarine

Tirane-Nje argjendari ne qender te kryeqytetit, eshte bere objekt vjedhjeje nga dy te rinj. Ngjarja ka ndodhur ne dreke rreth ores 15.00, kur dy persona kane hyre si kliente, ne nje argjendari qe ndodhet ne "Rrugen e Durresit", perballe ish-ambasades jugosllave. Njeri prej te rinjve, ka perzgjedhur nje varese floriri, duke iu hequr shitesit sikur donte t'ia bente dhurate te dashures se tij. Pasi ka qendruar per disa minuta duke u menduar per modelin, sesi do te ishte me e mira per dhurate, ai i ka thene shitesit se do te merrte edhe mendimin e shokut te tij, i cili po e priste jashte dyqanit. Me pas dy djemte, kane kerkuar qe vareses se floririt t'i vihej edhe nje medaljon, se keshtu do te kishte me shume vlere dhurata. Personi qe sherbente ne argjendari, duke u munduar t'u plotesonte deshiren te rinjve, ka kthyer krahet per te gjetur medaljonin, duke ua lene ne dore varesen "klienteve". Ne kete moment, ata jane zhdukur nga dyqani bashke me varesen e floririt. Burime zyrtare te policise, bejne te ditur se shitesi ne kete moment me ane te nje butoni, ka lajmeruar policine private te shoqerise "Aulona", e cila operonte per sigurine e nje sere dyqanesh dhe biznesesh ne ate zone te Tiranes. Ndersa kohe me pas, jane sinjalizuar edhe efektivat e policise se Komisariatit nr. 3 ne kryeqytet. Dy efektive te policise private, qe kane mberritur me motore ne vendngjarje, ne baze te pershkrimeve qe i ka deklaruar shitesi i argjendarise, kane rendur per kapjen e autoreve. Mesohet se ne rrugen e njohur si "Rruga e Bogdaneve", ata kane kapur dhe shoqeruar dy te rinj si autore te mundshem te vjedhjes. Por pasi jane pare nga shitesi i argjendarise, ai ka pohuar se ata nuk kishin te benin aspak me ngjarjen. I demtuari ka bere denoncimin ne komisariatit e policise, ku ka dhene edhe detaje mbi ngjarjen, si dhe pershkrimin e dy te rinjve protagoniste te vjedhjes me ane te mashtrimit. Blute e Komisariatit nr. 3, kane nisur hetimin per kete rast, por qe deri tani nuk eshte bere e mundur identifikimi dhe kapja e autoreve te vertet te ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›