E Diel, 1 Nëntor 2026

Del nga rruga autobusi i linjes Tirane-Athine nuk ka te lenduar

Nje autobus i linjes Tirane-Athine ka dale nga rruga duke perfunduar ne kanal dhe vetem fati duket se ka shpetuar pasagjeret qe ndodheshin ne te. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem ne afersi te Kavajes kur autobusi qe sapo kishte lene kryeqytetin ka pesuar nje dalje nga rruga duke krijuar panik tek pasagjeret qe udhetonin drejt shtetit grek. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur sherbimet e Policise Rrugore te cilat pas hetimeve te para kane konfirmuar se fatmiresisht nuk ka asnje te lenduar nga pasagjeret. Nderkohe hetimi paraprak ka nxjerre ne pah se aksidenti ndodhi si pasoje e parakalimi te gabuar te drejtuesit te mjetit i cili pasi kishte parakaluar nje kamioncine ka perfunduar ne kanal si shkak e nje manovre te gabuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›