Pameca III vlereson perkushtimin dhe profesionalizmin e policise shqiptare

Kane vleresuar perkushtimin dhe profesionalizmin e Policise Shqiptare ndersa kane shprehur vleresimin maksimal per nivelin e larte te bashkepunimit me policine tone. Vleresimi ka ardhur nga dy keshilltaret e Misionit Pameca III z. Marc Bradley dhe z. Marcus Brentschum-Kosielski ne nder te te cileve dje eshte zhvilluar nje ceremoni me rastin e perfundimit me sukses te misionit te tyre ne Shqiperi. Gjate fjales se tij pershendetese me kete rast kreu I Policise se Shtetit Hysni Burgaj vleresoi bashkepunimin mbreselenes dhe perkushtimin e treguar per te bere te mundur realizimin e objektivave te vendosura bashkerisht. Bashkerisht kemi asistuar ne momente jetike te realizimit te reformave ne Polici si transformimi i disa proceseve te rendesishme te trajnimit hartimin e kurrikulave sipas nevojave te sherbimeve hartimin e mjaft politikave rregullores se standardeve profesionale kornizes se punes se inspektimeve te brendshme udhezuesit antikorrupsion etj. duke asistuar e kontribuar ne rritjen cilesore te performances se Policise se Shtetit ka thene mes te tjerash Burgaj. Nderkohe qe shefi i Misionit Pameca III z. Cecil Craig gjate fjales se tij ka evidentuar perkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjate ketij bashkepunimi nga ana e Policise Shqiptare. Policia shqiptare si organizate ka mjaft eksperience ne ndermjetesimin me organizatat e tjera nderkombetare dhe nje nivel te larte njohurish ne lidhje me policimin. Vleresoj gjithashtu perkushtimin tuaj ne fushen e policimit dhe trajnimit referuar praktikave me te mira evropiane - theksoi z. Craig. Te dy keshilltaret e PAMECA-s kane shprehur vleresimin maksimal per nivelin e larte te bashkepunimit me Policine e Shtetit duke e konsideruar nje privilegj punen dhe qendrimin e tyre dyvjecar ne kete institucion.