E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata riparon gabimin Arrest me burg per Gjin Ndreun

Kundershtoi forcat e policise pak ore pas lirimit u riarrestua dy dite me pare. Arrest me burg edhe per protestuesin tjeter Jetmir Prenga

Riparon gabimin e pak diteve me pare Gjykata e Tiranes ka lene ne Burg pa afat Gjin Ndreun nje nga protestuesit me te dhunshem te demonstrates se 21 janarit i cili ka qene nder te tjera edhe i armatosur. I arrestuar per te dyten here dy dite me pare per kundershtim dhe kercenim te uniformave blu Gjin Ndreu eshte sjelle dje para togave te zeza per caktim mase arresti. Ne nje seance me dyer te mbyllura i akuzuari Ndreu ka degjuar fillimisht pretendimet dhe provat qe dispononte organi i akuzes dhe me pas permes avokatit kerkoi nje mase me te bute duke parashtruar pretendimet e tij. I akuzuari pretendoi para togave te zeza se nuk kishte qene ai qe kishte kundershtuar forcat e rendit por kane qene keto te fundit qe e kane qelluar ate. Pasi degjoi pretendimet e paleve gjyqtarja e gatshme caktoi masen Arrest me burg per Gjin Ndreun. Ky shtetas eshte vene ne pranga serish dy dite me pare pasi nje konflikti me uniformat blu ne sheshin Rilindja. Policia ka prova dhe pamje filmike dhe foto se ky person ka qene i armatosur me arme zjarri tip pistolete ne momentin qe tentonte te hynte me force ne kryeministri por Gjykata dhe Prokuroria e liruan me arsyetimin se ai nuk kishte arme por nje cader. Per kete arsye e liroi nen masen e sigurise detyrim paraqitje. Por vetem pak ore pas perfitimit te lirise ky shtetas do te vijonte konfrontimin me policine duke u bere karshillek se askush nuk e ndalonte dot dhe ai bente cfare te donte. Policia i vuri serish prangat per ta shoqeruar serish dje para gjykates per mase sigurie tjeter. Nje tjeter protestues i vene ne pranga nga policia e kryeqytetit eshte Jetmir Prenga 22 vjec nga Shenkolli i Lezhes. Edhe ky shtetas eshte sjelle nga policia dje per mase arresti ne Gjykaten e Tiranes pasi rezulton i perfshire ne dhunen e disa diteve me pare. Pas paraqitjes se provave nga prokurori pavaresisht pretendimeve mohuese te te akuzuarit dhe avokatit te tij gjyqtarja e gatshme caktoi masen Arrest me burg per Jetmir Prengen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›