E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet pronari i Benzit qe shpertheu deren e Kryeministrise

Agron Troksi perdori makinen e tij per te hapur deren anesore te godines se Kryeministrise gjate demonstrates se 21 janarit

Nuk ka zgjatur shume heroizmi i demonstruesit qe perdori makinen e tij per te shperthyer deren e Kryeministrise gjate protestave te dhunshme te 21 janarit te organizuar nga Partia Socialiste. Ndonese dita-dites policia do te vijonte me arrestimet e personave te filmuar qe perdoren dhune dhe fyen efektivet e saj ne krye te detyres kete here prangat jane bere gati per autorin e goditjes me makine te deres se godines se Keshillit te Ministrave. Agron Troksi 50 vjec nga Tirana eshte arrestuar dy dite me pare nga specialistet e Hetimit dhe Parandalimit te Krimeve ne Drejtorine e Policise se kryeqytetit pas hetimeve te kryera nga keta te fundit.

Lajmi eshte konfirmuar gjate dites se djeshme nga burime zyrtare te policise se Tiranes sipas te cilave ndalimi i Troksit u be ne baze te urdher-ndalimit nga prokuroria pasi gjate demonstrates se 21 janarit nga ora 1400-1600 ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne bashkepunim me persona te tjere me automjetin e tij Mercedes-Benz 240 me targe TR 8118 B ka hyre ne territorin e objektit te Keshillit te Ministrave duke demtuar edhe bankinen qe ndodhej ne hyrje te Kryeministrise.

Gjithashtu sipas policise 50-vjecari gjate demonstrates ka kundershtuar punonjesit e Policise se Rendit Publik dhe se vepra penale ne ngarkim te tij parashikohet si krime nga nenet 236/2 e 150 te Kodit Penal.

Episodi i autovetures ne ngjyre te verdhe te Agron Troksit tashme te arrestuar nga policia eshte filmuar dhe transmetuar ne te gjitha kanalet televizive shqiptare apo te huaja. Fillimisht skena e goditjes me makine nga demonstruesit e dhunshem u etiketua se dikush nga keta te fundit kishte marre me force automjetin e parkuar afer Piramides dhe e ka perdorur si mjet kamikaz per te hapur deren anesore te godines se Kryeministrise. Por hetimet e mevonshme te detajuara te eksperteve te Hetimit dhe Parandalimit te Krimeve ne Drejtorine e policise se kryeqytetit kane dokumentuar me prova e fakte autorin e vertete te goditjes me makine deren e Kryeministrise. Keshtu gjate vales se pare te ndalimeve dhe arrestimeve te policise se Tiranes te plot 113 personave qe perdoren dhune fyen apo goditen efektivet e rendit ne krye te detyres 50-vjecari Troksi duket se i ka shpetuar prangosjes. Ne te vertete 5 dite nga demonstrata e antiqeveritare e opozites ku mbeten te vrare 3 demonstrues dhe dhjetera te tjere u plagosen policia ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorise se Tiranes per arrestimin e tij.

Sic ka sqaruar edhe policia nder te tjera 50-vjecari Troksi ka demtuar bankinen penguese qe ndodhej ne hyrje te Kryeministrise si dhe ka kundershtuar punonjesit e Policise se Rendit Publik. Ndersa ne demonstraten e dhunshme te opozites javen e kaluar ne bashkepunim edhe me persona te tjere me automjetin e tij ka hyre ne territorin e objektit te Keshillit te Ministrave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›