Del nga rruga kamioni i KFOR-it
Librazhd- Alarm ne autokolonen e KFOR-it, aksidentohet automjeti me dy ushtarake italiane. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 12:15, ne nje kthese ne afersi te Pishkashit ne aksin rrugor Elbasan-Qafthane. Pelegrina Caputa, 30 vjece dhe Pietri Ianuci, 31 vjec, ishin duke udhetuar me automjetin me targe BG 653, kur kane dale nga rruga dhe jane perplasur ne ane te saj.
Sipas te dhenave kamioni ka qene ne mes te autokolones qe levizte nga Durresi ne drejtim te Maqedonise, me destinacion Kosoven. Aksidenti ka shkaktuar ankth tek ushtaraket e automjeteve te tjera, te cilet kane ndaluar per t'i dhene ndihmen kolegeve te aksidentuar. Pelegrina Caputa dhe Pietro Ianuci jane nxjerre nga kabina dhe me pas u derguan me shpejtesi drejt spitalit te Librazhdit, ku kane marre ndihmen e pare mjekesore. Sipas mjekeve, 30 vjecarja Caputa ka pesuar gjymtime ne kete aksident dhe ndodhet ne gjendje serioze per jeten. Ndersa shoku i saj Pietro Januci, ka pesuar trauma ne pjese te ndryshme te trupit.
Drejt vendngjarjes jane nisur forca te policise se Librazhdit dhe vete shefi i komisariatit. Me pas kane arritur ekspertet dhe nje grup hetimor. Sipas te dhenave te para shkak i aksidentit ka qene humbja e kontrollit te automjetit nga ushtaraku Pietro Ianuci. Gjate kesaj kohe eshte bllokuar perkohesisht qarkullimi ne te dy kahet e rruges nacionale. Ushtaraket e KFOR-it nuk kane lejuar qe ne vendngjarje te afrohen udhetare apo kalimtare te rastesishem. Edhe mediat jane kerkuar qe te qendrojne larg vendit te ngjarjes. Ne kete rast duket se ushtaraku i KFOR ka humbur kontrollin ne kthese, pasi automjeti ka qene ne mes te autokolones.
Per aksidentin ka pasur interes te vecante te Komandes se KFOR-it ne Kosove dhe ambasades italiane ne Tirane. Sipas te dhenave, ushtaraket jane nisur per sherbim te specializuar ne komanden e tyre.
Aksi rrugor Elbasan-Qafthane konsiderohet si nje nga segmentet me te veshtira te "Korridorit 8", per shkak te kthesave te forta dhe kufizimit te rruges nga malet dhe lumi Shkumbin. Firmat ndertuese nuk kane vendosur panele mbrojtese dhe ne shume vende mungojne tabelat e sinjalistikes.
Fatos Salliu