"Hetimet Durres -Kukes te qellimshme"
Tirane- Ish zevendes ministri i Transporteve, Armand Teliti dhe Drejtori i Pergjithshem i Rrugeve, Andi Toma e kane cilesuar te qellimshme mungese e prokurorit dje ne seancen gjyqesore. Sipas tyre hetimet per rrugen Durres -Kukes, ku ata jane marre ne hetim nen akuzen e shperdorimit te detyres jane shtyre pambarimisht ne menyre te qellimshme. "Organi i prokurorise ka rreth dy vjet qe merret me kete ceshtje dhe ka pasur gjithe kohen e nevojshme per hetimet, akti i fundit ka qene akti i ekspertimit i cili eshte vene ne dispozicion prokurorise me daten 29 shtator dhe ka pasur nje shtyrje ne daten 6 tetor dhe nje muaj tjeter", ka deklaruar dje Armand Teliti. Sipas tij shtyrja tjeter, ajo e dates 6 nentor, per zbardhje te hetimeve edhe nje muaj, eshte teresisht e pajustifikuar por edhe e paligjshme. Teliti ka shtuar se ata e kane paraqitur qysh ne fillim, opinionin e tyre per kete akt ekspertimi, opinion i cili i eshte paraqitur me shkrim prokurorit, ne pergjigje te se ciles, i benin me dije se ajo ishte e paligjshme dhe te paarsyeshme. Nga ana tjeter Teliti ka argumentuar se akti i ekspertimit nuk ka te beje me aktet qe jane prodhuar nga ana e tyre. "Do te thote qe cdo akt ekspertimi i bere mbi aktet tona eshte krejtesisht i paligjshem", ka shtuar me tej ish zv ministri i Transporteve. Ndersa Toma ka shtuar se hetimet kane shtyrje, shtyrje dhe vetem shtyrje te pakuptimte dhe e kuptimte vetem sepse eshte e qellimshme nga ana e prokurorise. "Kjo mungese e prokurorit sot verteton qe ne kemi te drejte qe prokuroria po e shtyn ne menyre te qellimshme hetimin", ka perfunduar fjalen e tij Toma. Kerkesa e ish zevendes ministrit te Transporteve, Armand Teliti dhe drejtori i pergjithshem i Rrugeve, Andi Toma do te shqyrtohet ne daten 17 nentor. Hetimet per dosjen Durres - Kukes kane nisur ne 9 mars te vitit 2007, ndersa pritet qe akuza te perfundojne ato. Nen hetim per kete dosje jane marre ish-ministri i Transporteve, aktualisht minister i Jashtem, Lulzim Basha, ish-zevendes ministri, Armand Teliti, ish-drejtori juridik Andi Toma dhe ish-drejtoresha e Rrugeve, Lejla Saraci. Keta te fundit akuzohen nga prokuroria per vepren penale te "shperdorimit te detyres".
Redinalda Caushaj
Redinalda Caushaj