Mamurras, proteste kunder fabrikes se cimentos
Mamurras- Banoret e fshatit Shperdhet ne Mamurrasit kane dale serish dje ne proteste, duke kerkuar nga KRRT-ja qe te mos lejoje ngritjen e fabrikes se cimentos prane ndertesave. Te drejtuar nga kryeplaku Vath Myrtaj, ata kerkuan me parulla qe ky investim spanjoll te ngrihet larg shtepive, pasi u rrezikon jeten. "Ne kemi vene ne dijeni drejtuesit me te larte te vendit dhe organizma te huaj qe te nderhyjne per te zgjidhur kete ceshtje. Ne te kundert do te pershkallezojme protestat tona", tha Myrtaj per gazeten. Gjithashtu ai pohoi se nuk ka marre asnje pergjigje zyrtare per peticionin e disa javeve me pare.
A.Bushi
A.Bushi