Vetedorezohet pas "presionit" bashkepronari i firmes "Arti"
Gjirokaster- Bashkepronari i firmes "Arti sh.p.k", i akuzuar per shembjen e pallatit me pasoje vdekjen e tre personave, eshte vetedorezuar mengjesin e djeshem, ne komisariatin e Gjirokastres. Aristotel Haxhia ishte shpallur ne kerkim qe prej mbremjes se diel, disa ore pasi ndodhi tragjedia ne lagjen "11 Janari". Burime zyrtare thane se duke u gdhire dita e djeshme, 40 vjecari eshte vetedorezuar. Haxhia ishte nje nder dhjete personat e dyshuar, nente nga te cilet te ndaluar menjehere, si shkaktare te shembjes se pallatit pesekatesh diten e diel. Kapja e tij eshte bere pas shume kontrollesh te kryera ne te gjithe territorin e qarkut nga specialistet dhe agjentet e Sektorit Kunder Krimeve te Renda dhe te Sektorit Operacional. Po keshtu jane bllokuar te gjitha pikat e kalimit kufitar dhe kufirit te gjelber, ndersa presioni gjithnje ne rritje i policise per gjetjen e tij dhe pamundesine per t'u larguar, kane detyruar Haxhian te vetedorezohet. "Specialistet e Sektorit te Luftes Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar, ne baze te urdhrit te ndalimit te leshuar nga Prokuroria e Rrethit, kane bere ndalimin e tij per vepren penale te "shkeljes se rregullave ne pune", tha Gentian Mullai, zedhenesi i policise. Me pare uniformat blu kishin ndaluar edhe Sotiraq Janoren, presidentin e shoqerise se ndertimit "Arti sh.p.k", te cilin gjykata e la ne masen "arrest me burg". Sot pritet te zhvillohet seanca gjyqesore ne ngarkim edhe te 40 vjecarit Haxhia, i cili do te njihet me vendimin e gjykates ne mungese.
Blerim Kore
Blerim Kore