E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet, vdes i moshuari, 3 plagosen

Kurbin- Nje i vdekur dhe tre te plagosur eshte bilanci i dy aksidenteve te ndodhura brenda disa oresh ne Kurbin diten e djeshme. Ngjarja e pare ka ndodhur ne rrugen e Patokut, rreth ores 13:00. Nje mjet tip "Benz", me traga te Shkodres ka perplasur 73 vjecarin Sef Jahja qe ecte prane nje kanali ne ane te rruges me biciklete dhe kthehej ne banesen e tij ne fshatin Shullaz. Policia rrugore shkoi ne vendngjarje dhe kreu veprimet hetimore, duke dale ne konkluzionin se shkaku i aksidentit ka qene nje parakalim i gabuar i drejtuesit te mjetit dhe shpejtesia e madhe. Vete shoferi ka derguar te moshuarin ne spital, por ai ka vdekur gjate rruges. Aksidenti i dyte ka ndodhur prane Mamurrasit, ne superstrade. Nje autoveture me targa greke ka dale nga rruga duke perfunduar ne kanalin e mbushur me uje. Per pasoje jane plagosur tre persona qe udhetonin ne mjet, te cilet u derguan per mjekim ne Spitalin Ushtarak te Tiranes.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›