E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzohet nderprerja e greves

Lezhe- Te denuarit e burgut te Shenkollit nuk kane dale as diten e djeshme nga greva e urise, e nisur kater dite me pare. Megjithese eshte shpresuar se ne oret e para te dites grevistet do te ndryshonin qendrim, asnje prej tyre nuk ka pranuar qe te dale, pa u zgjidhur kerkesat per "lirine me kusht, lejet, ditet e punes ne qeli dhe kushtet". Nderkohe qe diten e djeshme asnje nga zyrtaret e larte nuk ka udhetuar per ne Lezhe qe te takoje 360 grevistet. Rreth ores 10 paradite eshte njoftuar se edhe te burgosurit qe vuajne denimin ne sektorin numer 3 te ketij burgu, i jane bashkuar fqinjeve te tyre te godines numer 4. Ata kane refuzuar ushqimin, duke kerkuar qe autoritetet e larta te shtetit dhe te drejtesise te ndermarrin ndonje nisme, per shqyrtimin e problemeve qe kane ngritur ne peticionin e botuar ne gazete diten e djeshme. Burime prane ketij institucioni te riedukimit, konfirmojne se eshte e vertete se te burgosurit qe kane marre vendim perfundimtar nga gjykata, prej ditesh kane refuzuar marrjen e ushqimit nga kuzhina, madje nuk kane pranuar as qe te hyjne ne mense. Mesohet se ende asnje nga te burgosurit ne greve nuk kane dhene shenja te urise, megjithese mjeket dhe infermieret e ketij burgu kane marre urdher qe te jene ne gatishmeri me te larte, se sa heret e tjera per te perballuar ndonje problem te mundshem shendetesor qe provokohet nga mos marrja e ushqimit. Po ashtu eshte vene ne gatishmeri i gjithe burgu per shkak te numrit te madh te te denuarve, qe jane perfshire ne kete greve. Megjithese dje eshte pritur gjate, ne burg nuk ka shkuar asnje nga autoritetet e larta te drejtesise, ashtu sic ishte premtuar nje dite me pare. Sipas te burgosurve, greva e tyre do te vazhdoje deri kur autoritetet e drejtesise te marrin masa per plotesimin e kerkesave, per te cilat pretendojne se jane te mbeshtetura ne ligj dhe kushtetute.

Aleksander Ndoja

360

Te denuar

Firmosen nje peticion ku i kerkonin instancave shteterore dhe organizmave te huaj te zgjidhej problemi i lirise me kusht, diteve te punes, lejeve dhe kushteve te tjera, te cilat burgu i Shenkollit ua kishte mohuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›