E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga Arabe kërkon largimin e Assadit

Vendet e Ligës Arabe i bënë thirrje presidentit të Sirisë, Bashar Al Assad, që urgjentisht të tërhiqet nga pushteti, ndërsa në shkëmbim i ofruan largim të sigurt nga vendi, kumtoi kryeministri i Katarit, Hamad bin Xhasam Al Tani, në konferencën për shtyp në Doha.

Në Doha filloi takimi i jashtëzakonshëm në nivel të ministrave të Ligës Arabe.

Al Tani e ftoi Bashar al Assadin "ta marrë këtë vendim inkurajues që ta shpëtojë vendin e tij dhe të përfundohet me vrasjet dhe shkatërrimet".

Njëkohësisht, me këtë Liga Arabe i bëri thirrje edhe opozitës siriane dhe Armatës së lirë siriane që të formojnë qeveri kalimtare, e cila do ta ndërmerr menaxhimin me vendin pas tërheqjes së presidentit Al Assad, transmetuan mediat franceze, duke iu referuar kryeministrit të Katarit.

Në takim u miratua vendim që vendet e Ligës Arabe të ndajnë 100 milionë dollarë për refugjatët sirianë.

Në anën tjetër, Izraeli konfirmoi se Assad ndodhet në Damask, duke deklaruar më pas se pavarësisht dezertimeve në masë, presidenti sirian gëzon ende besimin e ushtrisë përballë rebelimit.

Këtë e deklaroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjenerali Yoav Mordechai, i cili në një intervistë për mediat vendase tha se Assad gëzon ende mbrojtjen e ushtrisë, pavarësisht se kryengritësit kanë avancuar në disa lagje të kryeqytetit Damask.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›