Del per ne treg, zhduket e mitura
Shijak- Zhduket ne rrethana ende te paqarta nje 16-vjecare, policia e shpall ne kerkim pas denoncimit te se emes ne komisariat. E mitura Rezarta Tahiraj, banuese ne zonen e Sukthit ne Durres, eshte zhdukur qe prej dates 3 prill te ketij viti dhe nuk ka lene asnje adrese per nenen e saj. Pasditen e se henes, gruaja 40-vjecare i eshte drejtuar Komisariatit te Shijakut per te kallezuar dhe kerkuar ndihme, me qellim gjetjen e adoleshentes. Policia dyshon per nje largim me deshire te se mitures me ndonje djale qe donte, por edhe mashtrimin e saj per qellime kriminale te trafikut apo shfrytezimit.
Burime zyrtare bene me dije se eshte paraqitur ne Komisariatin e Policise Shijak N. Tahiraj, nena e adoleshentes se zhdukur, e cila ka deklaruar se mengjesin e se shtunes i eshte larguar nga banesa vajza e saj, Rezarta Tahiraj 16 vjece. E mitura nuk vazhdonte shkollen e mesme dhe qendronte ne shtepi, nderkohe qe diten e ngjarjes ka dale si zakonisht ne lagje per te blere ushqime ne treg. "Nga ana jone u kryen veprimet procedurale dhe u be shpallja ne kerkim e vajzes, me qellim gjetjen e saj", thane burime zyrtare te policise vendore.
Nena e vajzes dyshon se 16-vjecarja mund te jete e fshehur ne rrethinat e Durresit, apo ne Shijak, pasi dyshohet edhe per ndonje lidhje intime te saj. Por keto dyshime ende mbeten te pakonfirmuara, deri ne gjetjen e te larguares nga banesa dhe marrjen e deshmise. Policia e Shijakut ka njoftuar koleget e Durresit dhe te komisariateve ne vend, deri ne pikat kufitare, duke shperndare nje fotografi te se mitures.
Nje tjeter piste e mundshme mund te jete mashtrimi per trafikim apo shfrytezim i adoleshentes nga djali qe ka menduar se e donte, por nga verifikimet paraprake nuk rezulton te kete dale jashte vendit. Uniformat blu kane kryer kontrolle ne hotele, motele, rruge apo te mjeteve, por pa asnje sukses. Vajza nuk eshte gjetur as ne banesat e shoqeve apo te afermve te familjes.