E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta per pronat, banoret ne vetegjyqesi

Vlore- Sherri per pronat ne bregdetin e Vlores, degjeneron deri ne perplasje fizike dhe hyrje me force ne ambientet e firmave private dhe ne vetegjyqesi te banoreve. Zona e "Ujit te Ftohte" vijon te jete problematike dhe te kete perplasje, mes ish-punetoreve te Ndermarrjes Bujqesore Frutore dhe firmave te ndertimit, megjithese ceshtja eshte ende ne proces gjyqesor. Dhjetera banore, gra e burra, kane mesyre dje ne token me siperfaqe 45 mije m2 te rrethuar, duke hyre aty me force dhe kerkuar te drejten e tyre te pretenduar ne baze te ligjit 7501. Grupi i protestuesve ka sulmuar gardhin rrethues dhe porten hyrese, ndersa kerkuan qe te nderpriteshin punimet deri ne perfundimin e ceshtjes gjyqesore mes paleve. Per te qetesuar situaten ka nderhyre edhe policia vendore, duke larguar protestuesit nga rrethimi. "Per kete ceshtje eshte sensibilizuar dhe vete kryeministri, ndaj edhe ndertimi i komplekseve me pallate deri ne 4-5 kate, duhen nderprere", u shprehen banoret te irrituar per "KJ".
Me tej grupi eshte shperndare paqesisht, ndersa kane njoftuar se neser do te jene pjese e nje procesi gjyqesor, lidhur me problemin e pronesise se kesaj toke. Por njekohesisht ish-punonjesit e Ndermarrjes Bujqesore Frutore, kane paralajmeruar per protesta te metejshme, ku kane kercenuar se do te bllokojne teresisht aksin rrugor nacional, sikunder ndodhi rreth tre jave me pare. Aktualisht ne zonen prane vilave qeveritare, ne "Ujin e Ftohte" ne Vlore eshte dhene nje leje ndertimi, e cila ka shkaktuar konflikt palesh te perseritur. Nga njera ane jane pronaret qe e kane perfituar kete toke me ligjin 7501 dhe nga ana tjeter jane personat qe kane perfituar lejen e ndertimit.
Realisht toka ne fjale figuron te jete ne procese gjyqesore mes palesh, nderkohe qe ndertuesit kane kufizuar hapesiren prej rreth 45 mije m2 toke ne total, e ndare ne parcela mes ish-punetoreve te NB Frutore Vlore, vendosja e llamarinave dhe e nje porte hekuri ne hyrje te prones, duke penguar keshtu pronaret te hyjne ne toka per te kryer veprimtarine e perditshme. Edhe tre jave me pare banoret u konfliktuan ashper me investitoret ne kete zone, ku nuk munguan presionet, kercenimet, perplasjet fizike, deri ne nderhyrjen e forcave te rendit.

Ligji
Ligji 7501, ka sjelle problem ne gjithe zonen e bregdetit, ku punonjes te ish NB-ve, nga Vlora ne Orikum e me gjere kane perfituar prona dhe nga ana tjeter, qendrojne pronaret qe i kane keto siperfaqe ne bregdet me certifikata te vjetra, apo i kane perfituar me forma te ndryshme abuzive dhe kane kaluar ne procese gjyqesore.

Protestat
Nje vale e madhe protestash ka perfshire Qarkun e Vlores gjate muajve te fundit. Ne Orikum dhe ne "Ujin e Ftohte", banoret kerkojne pronat ne bregdet, ku akuzojne per abuzime dhe zaptime te siperfaqeve, kurse ne lagjet e qytetit protestohet per mungesen e investimeve, ne ndertimin e rrugeve nga bashkia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›