E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja denoncon ish-burrin per dhune, dy te moshuara, fqinjet per kanosje

Durres- Gruaja denoncon burrin pas divorcit per keqtrajtim, dy te moshuara akuzojne fqinjet per kercenime me jete dhe hyrje me force ne banese. Policia e Durresit konfirmoi se nisi hetimet ne gjendje te lire, ndaj tre burrave te denoncuar ne Komisariat 24 oret e fundit, per dhune fizike dhe kanosje. Ne fillim eshte plotesuar kerkese-padia per leshimin e urdhrit te menjehershem te mbrojtjes per O. M., 33 vjece, banuese ne lagjen nr.18, e divorcuar nene e dy femijeve, e cila akuzoi ish-bashkeshortin 36-vjecar, A. B., se ka ushtruar ndaj saj dhune fizike e psikologjike. Pak ore me pas nisi nje procedim penal ne gjendje te lire ne ngarkim te 41-vjecarit B. B., banues ne lagjen nr. 13, i denoncuar nga 68-vjecarja B. H., fqinj e tij, se e ka kanosur me jete pas nje grindje banale. Incidenti i fundit ka ndodhur ne lagjen nr. 11 te Durresit, kur P. P., 58 vjec, eshte denoncuar nga 68- vjecarja me inicialet Sh. P., qe pretendon se gjate nje konflikti e ka kanosur me fjale per jeten ne banesen e saj, ku ka hyre me force.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›