Nje i dyshuar per vrasjen e Lulos, pritet arrestimi
Tirane-Hidhet drite per misterin e vrasjes se 29-vjecarit, Elton Lulo, mbremjen e se henes, ne ambientet e lokal "Kozmos" ne zonen e quajtur "Tirana e Re". Marrja ne pyetje e nje prej deshmitareve kryesore te ngjarjes, Bledar Caces, 27-vjecarit me te cilin ishte ulur e po pinte kafe viktima, si dhe pas shoqerimit te rreth 35 personave, policia ka mundur te kete nje person te dyshuar, si autor te ketij krimi. Nga keto te dhena dhe nga pershkrimet e deshmitareve, policia ka mundur te ndertoje identikitin e autorit dhe po punon per arrestimin e shpejte te tij. Deshmi mjaft e rendesishme per policine, ka qene ajo e Bledar Caces, i cili mbeti i plagosur lehte nga kjo ngjarje. Pas marrjes se ndihmes ne Spital Ushtarak, ai ka dale vetem me disa plage te lehta ne duar, pa rrezik per jeten. Ai ka treguar se nje person eshte afruar drejt tavolines dhe ka qelluar 4 here me pistolete mbi trupin e Lulos, ku 3 plumba qe ka marre ne gjoks, i kane shkaktuar atij vdekjen e menjehershme. Me pas, autori eshte larguar i qete ne kembe, mes pallateve nga stadiumi "Dinamo". Policia ka mundur te zbardhe edhe nje nga pistat me te mundshme te vrasjes se Lulos, i cili prej 10 ditesh ishte punesuar si menaxher i pub "Apple", ngjitur me lokalin ku edhe u vra. Nga hetimet e para dyshohet se 29-vjecari, merrej me shitje droge dhe mospagesa e mallit te marre, mendohet te kete qene nje nga shkaqet e ekzekutimit. Njekohesisht po hetohet edhe ne lidhje me konfliktet e mundshme te viktimes, me persona te tjere. Priten qe hetimet e metejshme, te zbardhin hipotezat e ngritura. Pasditen e djeshme rreth ores 17.00, 29-vjecari eshte percjelle drejt baneses se fundit. Ai banonte ne nje pallat vetem 200 metra larg lokalit ku u vra.