Fier/ Rrihet gjate perleshjes, tenton te hakmerret me arme
Keqtrajtohet ne mes te rruges, tenton hakmarrjen me arme zjarri duke kerkuar te vrase agresorin. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se henes, ne vendin e quajtur "Sheq i vogel", kur komisariati i Fierit eshte njoftuar per konflikt mes dy personave banues ne qytet. Burime zyrtare thane se arrestuan si te dyshuar Petraq Llupi 50 vjec, per vepren penale te "kanosjes serioze per hakmarrje". Sipas hetimeve te kryera rezulton se pas perleshjes me grushte e shkelma per shkaqe banale me V. Ll., Llupi ka shkuar ne banesen e tij rreth 100 metra larg, ku ka marre armen e gjahut, te cilen e mbante me leje dhe ka qelluar ne ajer, duke kercenuar me jete kundershtarin.