Gjunkshi: FA, në mbrotje të komunitetit në rastet e emergjencës

Forcat e Armatosura do të jenë në gadishmëri të plotë në mbrojte të komunitetit sidomos në rastet e emergjencës. Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë gjeneral Xhemal Gjunkshi tha se gjendja e gadishmërisë do të jetë deri në kohën kur vendi të dalë nga situata e zjarreve. Gjenerali falenderoj gjithkënd që mbajti uniformën ushtarake në betejë me flakët duke thënë se FA në 25 vjet kanë qënë në mbrojtje të komunitetit.
Më pas efektivat e kësaj brigada kanë demostruar për të pranishmit duke nxjerrë në pah afësitë e tyre sidomos në rastet e emergjencave. Më 1 shtator kjo brigadë mbush 25 vjet nga krijimi i njësisë, dhe në këtë përvjetor efektivët kanë bërë një rezume të misioneve të tyre ku përgjatë 2012 ku numërohen 207 operacione gjatë emergjencës nga izolimi nga dëbora dhe 20 operacione për shuarjen e flakëve përgjatë verës.