Del te ruaje bagetite, zhduket 15-vjecarja
ELBASAN - Nje adoleshente eshte larguar nga shtepia dhe nuk eshte kthyer prej dy ditesh. Zenepe Bardhi 15 vjece me banim ne Godolesh eshte denoncuar e humbur nga babai i saj. Mesohet se, pasi e kane kerkuar tek te afermit, familjaret e saj i jane drejtuar 24 ore me pas policise. Denoncimin e ka bere babai i saj, Ruzhdi Bardhi i cili ka mberritur ne komisariatin e Elbasanit mengjesin e djeshem. Teksa ka dhene detajet e veshjes dhe dyshimet e tij, babai ka thene se, vajza nuk kishte pasur ndonje problem. Tre dite me pare, 15-vjecarja kishte dale nga shtepia per te ruajtur bagetite dhe nuk ishte kthyer me. Fillimisht familjaret kane kerkuar ne fshat dhe me pas tek te aferm ne qytet dhe ne fshatra te tjere. Kur nuk kane gjetur asnje gjurme dhe vajza nuk eshte kthyer ne shtepi atehere familja Bardhi i eshte drejtuar policise se Elbasanit.
F. S
F. S