Vetevritet nje vit pas vdekjes se mamase
Artan Cena
TIRANE - I deshperuar nga vdekja e nenes nje vit me pare, Leondardo Dardha 31 vjec pas shume perpjekjesh i ka dhene fund jetes mbremjen e djeshme. Ai sapo ishte kthyer nga varri i mamase se tij, kur eshte vetehedhur nga tarraca e pallatit te tij. Ngjarja e rende ka ndodhur ne bllokun e pallateve "1 Maji", kur 31-vjecari i ka dhene fund jetes duke u hedhur nga ballkoni i shtepise se tij, ne katin e gjashte te pallatit. Por Dardha nuk kishte nderruar jete menjehere, por ne Spitalin Ushtarak, ku dhe ishte derguar me shpejtesi banoret e pallatit. Ata kane njoftuar dhe policine, te cilet kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur hetimet. Nga deshmite e mbledhura eshte arritur ne perfundimin se, 31-vjecari Dardha prej nje viti kishte rene ne depresion te thelle dhe kishte tentuar edhe me pare ti jape fund jetes.
Depresioni
Qe prej nje viti, Leonardo Dardha kishte ndryshuar shume. Menjehere pas vdekjes se nenes se tij, ai kishte tentuar ti jepte fund jetes, duke u vetehelmuar. Por nuk ja kishte arritur dot. 31-vjecari jetonte vetem me gjyshen ne katin e gjashte te pallatit ku dhe i dha fund jetes se tij. Burime nga policia, thane mbremjen e djeshme se, "Leonardo Dardha i ka dhene fund jetes sapo ishte kthyer nga varri i te emes ku kishte shkuar qe ne mesdite". Duket se, vizita ne varreza e ka shtyre dhe me shume 31-vjecarin qe ti jape fund jetes. E ndodhur e vetme ne shtepi, gjyshja e viktimes nuk ka pasur asnje mundesi qe te ndalonte nipin e saj qe te veteflijohej por ka njoftuar fqinjet duke u kerkuara ndihme per ta ndaluar por nuk ja kane dale dot. Ai eshte hedhur duke humbur jeten me pas ne Spitalin Ushtarak. Policia ka marre dhe deshmite e te pranishmeve ne vendin e ngjarjes. Nga burimet mesohet se, ngjarja do te ndiqet nga prokuroria.
Shkaqet
Hetimet e policise kane arritur ne perfundimin se, shkak i vetevrasjes mund te jete bere depresioni i madh qe kishte perfshire ate pas vdekjes se mamase se tij. Dardha kishte tentuar dhe here te tjera te vetehelmohej por nuk ja kishte dale dot.
E ema
Nje vit me pare 31-vjecarit i kishte vdekur e ema dhe qe prej asaj kohe ai kishte tentuar edhe nje here tjeter te vetehelmohej. 31-vjecari u hodh nga kati i gjashte menjehere pasi erdhi nga varrezat, ku ai shkonte shpesh dhe vajtonte nenen e tij.