E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn te ndaje sherrin, plagosur ne kraharor shqiptari

MILANO - Plagoset disa here me thike nje shqiptar, nga disa amerikane-jugore. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Milanos, Itali, kur nje 38-vjecar, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur eshte qelluar. Ngjarja ka ndodhur ne ambientet e jashtme te lokalit te nates "Marilyn", ne rrugen "Ascanio Sforza". Sipas te dhenave te para te policise, 38-vjecari nga Shqiperia, emigrant atje ka marre plage ne mushkeri dhe ende ne gjendje te rende. Mjeket e spitalit nuk kane dhene ende nje prognoze per ate, por kane thene se eshte jashte rrezikut per jeten. Ne ate deshmi te pakte te dhene per policine, 38-vjecari ka deklaruar se, kishte nderhyre per te ndare nje zenke qe kishte nisur mes disa amerikane-jugoreve por ata e kishin qelluar me thike. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar menjehere pronari i lokalit Xhenaro S., 42 vjec, qe ka njoftuar menjehere policine dhe ambulancen.

A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›