Delegacioni i Ministrise se Puneve te Jashtme te Malit te Zi, i kryesuar nga Zv.Ministri i Puneve te Jashtme, z. Millan Begoviq, u prit sot nga Ministrja e Puneve te Jashtme e Repblikes se Shqiperise,
Delegacioni i Ministrise se Puneve te Jashtme te Malit te Zi, i kryesuar nga Zv.Ministri i Puneve te Jashtme, z. Millan Begoviq, u prit sot nga Ministrja e Puneve te Jashtme e Repblikes se Shqiperise, znj. Arta Dade.
Duke falenderuar per mikepritjen, z. Begoviq shprehu kenaqesine per marreveshjen e plote te arritur ne te gjitha bisedimet e zhvilluara ne Shqiperi. "Zhvillimi i metejshem i marredhenieve tona bilaterale, tha z. Begoviq, eshte ne dobi jo vetem te dy vendeve tona, por edhe te rajonit ne teresi. Keto marredhenie po konkretizohen me bashkepunim ne te gjitha fushat dhe une do te vecoja ndertimin e rruges Sarajevo-Podgorice-Tirane, e cila po diskutohet midis tre vendeve, ne kuadrin e Paktit te Stabilitetit. Realizimi i ketij projekti do te ishte nje sinjal inkurajues per investiroret e huaj."
Duke marre fjalen, Ministrja e Puneve te Jashtme, znj. Arta Dade, ritheksoi angazhimin e Shqiperise per forcimin e marredhenieve midis dy vendeve, ne te mire te Shqiperise, Malit te Zi, minoritetit shqiptar ne Malin e Zi dhe te te gjithe rajonit tone. "Vizita juaj, tha znj. Dade, i sherben zgjerimit te ketyre marredhenieve me marreveshje konkrete bashkepunimi, kryesisht ne fushen e infrastruktures, e cila eshte perparesi e perparesive ne bashkepunimin rajonal". Ne kete kuader Ministrja Dade kujtoi nje projekt te Bankes Boterore mbi peshkimin ne Liqenin e Shkodres, per te cilin kerkohet bashkepunimi i dy vendeve.
Duke garantuar se Shqiperia do te vazhdoje te luaje rolin e saj moderues ne Ballkan, znj. Dade shprehu mbeshtetjen e Shqiperise per marreveshjen kushtetuese midis Malit te Zi dhe Serbise. "Ne i inkurajojme palet qe t'u permbahen termave te kesaj marreveshjeje ne realizimin konkret te saj", tha znj. Dade.