E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne datat 10-19 korrik 2002 ne Tirane u zhvilluan bisedimet e radhës midis Qeverise Shqiptare të përfaqsuara nga Ministria e Financave dhe Misionit te Eksperteve te Fondit Monetar Nderkombetare lidh

Ne datat 10-19 korrik 2002 ne Tirane u zhvilluan bisedimet e radhës midis Qeverise Shqiptare të përfaqsuara nga Ministria e Financave dhe Misionit te Eksperteve te Fondit Monetar Nderkombetare lidhur me arritjet e deritanishme te viti 2002, bazuar ne programin e ri 3-vjecar midis Qeverise Shqiptare dhe FMN.

Gjate qendrimit ne Tirane, Misioni i eksperteve te FMN ka zhvilluar nje axhende te ngjeshur takimesh me drejtues të dikastereve kryesore, ekspertë e specialiste te ministrive te linjes dhe shoqërive aksionere, te shoqatave të biznesit, te sistemit bankar, etj. Ceshtjet kryesore qe u diskutuan gjate ketij raundi bisedimesh perfshine:

o zhvillimet dhe perspektivat makro-ekonomike,
o politikat ne sektorin monetar dhe financiar,
o politikat fiskale,
o reformat strukturore,
o Strategjinë Kombetare per Reduktimin e Varferise dhe zhvillimin Social Ekonomik dhe Programin Afatmesem Buxhetor 2003 - 2005.

Ekspertet e misionit të FMN dhe të Ministrisë së Financave kanë vleresuar se situata makro-ekonomike mbetet e stabilizuar dhe parashikimi per rritjen me rreth 6% te PBB duket realist. Treguesi inflacionist aktualisht tregon se parashikimi per mbajtjen e tij ne diapazonin 2 – 4 %, rezulton realist. Vleresohet se pavarësisht krizës energjitike dhe ngjarjeve politike të muajve të parë të vitit 2002 parametrat makro-ekonomikë të parashikuar janë të arritshëm. Vlerësohet që stabiliteti monetar është rivendosur pas luhatjeve qe pesoi ne momentin e diskutimit te ligjit per depozitat.

Ne diskutimet e zhvilluara nje vemendje e vecante i është kushtuar situates energjitike ne vend dhe masave afat-shkurtëra e afat-mesme, per te garantuar stabilitet dhe minimizuar cdo impakt ne zhvillimin ekonomik te vendit. Per momentin gjëndja është përballuar duke rritur në mënyrë të konsiderueshme importin e energjisë e për rrjedhojë edhe të subvencionit të shtetit për shkak kryesisht të nivelit të ulët në liqenin e Fierzës. Rezultatet e arritura ne muajt e fundit, ne rritjen e arketimit të detyrimeve dhe uljen e humbjeve ne rrjet u vleresuan si positive, por që duhet te konsolidohen e permirësohen me tej për të shmangur ripërsëritjen e situatës së ndeshur gjatë dimrit të kaluar.

Nje ceshtje tjeter qe u diskutua ishte edhe realizimi i te ardhurave tatimore e doganore në gjashtëmujorin e parë të vitit 2002 ne masen 97% për shkak kryesisht të detyrimeve të prapambetura te ndermarrjeve shteterore të tilla si Albpetrol, të uljes së importit të disa prej mallrave kryesore të akcizës, e tjerë ndërkohë që janë vlerësuar pozitivisht masat për moslejimin e shitjes së cigareve dhe alkoleve në Duty Free Shopet, të përdorimit të kasave rregjistruese, dhe të përmirësimit të marrëdhenieve midis administratave doganore e tatimore. Megjithatë mbetet përmanent angazhimi për rritjen progresive të performanëcs së këtyre dy administrative për të garantuar realizimin e të ardhurave sipas progamit dhe uljen e vazhdueshme të evazionit fiscal, që historikisht vlerësohet i lartë. Deficiti i brëndshëm mbetet brënda kufijve të parashikuar kjo edhe për shkak edhe të mosrealizimit të shpenzimeve kryesisht rrjedhojë e ngjarjeve politike të fillimt të vitit 2002 dhe të angazhimit gjatë muajve prill-qershor per axhustimin e buxhetit. Qeveria garanton se po merren të gjithë masat që deficiti buxhetor dhe shpenzimet të futen në rrjedhën e realizimit deri në fund të vitit 2002 sipas parashikimit.

Lidhur me procesin e privatizimit te Bankes se Kursimeve, u vleresuan hapat e ndërmarrë nga të gjithë aktorët duke e përqëndruar vëmëndjen kryeisisht në përcaktimin e kujdesshëm të opsionit me të përshatshëm, në konsultim me partnerët e huaj për vazhdimin e privatizimit të kësaj banke. Qeveria shqiptare gjatë kësaj kohe ka punuar intensivisht, duke analizuar të gjithë procesin dhe identifikuar të gjithë opsionet e mundshme të propozuara nga të gjithë partnerët dhe me shumë kujdes e shumë shpejt do të marrë vendimin për të vazhduar procesin e privatizimit sipas opsionit më adekuat.

Lidhur me rrugën Durrës-Kukës duke vlerësuar nga të dy palët rëndësine e saj shumëplanëshe, misionit te FMN iu garantua nga Qeveria shqiptare se të ardhurat e grumbulluara për të, do të jenë pjesë e buxhetit të shtetit që në kuadrin e MTEF do të vazhdojë të konsolidohet progresivisht. Po kështu, në vijim do të ekzaminohet implementimi i kësaj takse të përkohshme brënda filozofisë së konsolidimit të paketës fiskale.

Me misionin eshte biseduar edhe ne lidhje me zhvillimin e Strategjise se Rritjes Ekonomike dhe Reduktimit te Varferise (GPRS) si nje themel i rëndësishëm edhe për marrëveshjen e miratuar midis Qeverisë shqiptare dhe FMN. Ky dokument i vlerësuar si nje arritje e rendesishme duhet konsideruar si një hap i parë per reduktimin e varfërisë dhe garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm social-ekonomik. Në këtë konteks suksesi i fazave të metejshme do të varet nga angazhimi i të gjithe mekanizmave qeveritare, forcave politike dhe të shoqërisë civile për implementimin, vlerësimin, monitorimin dhe azhornimin e ketij dokumenti të cilat po kryhen në bashkëpunim me Banken Boterore.

Ne perfundim te ketyre bisedimeve, vleresojme komunikimin transparent dhe bashkepunimin e sukseshem midis misionit të FMN dhe Qeverisë shqiptare në funksion te realizimit të objektivave të përcaktuara në MEFP tashmë të firmosur nga autoritet shqiptare dhe të miratuar nga bordi i FMN.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›