Nen drejtimin e Kryeministrit Pandeli Majko, me cilesine edhe te Kryetarit te Keshillit Kombetare te Ujit te Republikes se Shqiperise u mblodh sot ky Keshill per te diskutuar nje sere Projekt-Vendimes
Nen drejtimin e Kryeministrit Pandeli Majko, me cilesine edhe te Kryetarit te Keshillit Kombetare te Ujit te Republikes se Shqiperise u mblodh sot ky Keshill per te diskutuar nje sere Projekt-Vendimesh te rendesishme, qe se shpejti pritet ti kalojne Keshillit te Ministrave.
Ne fillim te mbledhjes, Drejtori i Sekretariatit Teknik te Keshillit Kombetar te Ujrave (KKU), Pellumb Vladi, raportoi mbi veprimtarine e ketij Sekretariati. Ai e njohu Keshillin me bazen e gjere ligjore te krijuar, me ngritjen dhe funksionimin e Keshillave te Ujit ne te gjithe territorin e Republikes, me pergatitijen e Strategjise Kombetare per Ujin ne Shqiperi, me strukturen e autoriteteve te ujit etj.
Kryeministri Majko kerkoi ne kete mbledhje nga Sekretariati pershpejtimin e punes per kalimin sa me shpejt ne Keshillin e Ministrave, vecanerisht, te Strategjise Kombetare te Ujit dhe projekt-vendimin per tarifat e shfrytezimit te ujit. Me tej ne mbledhje u diskutuan nje sere projekt-vendimesh, qe kane te bejne me "Krijimin e Keshillave te Baseneve Ujembledhes"; "Per miratimin e formulareve te kerkeses per leje per perdorimin e rezervave ujore"; "Per miratimin e rregullores se funksionimit te autoriteteve te ujit (Sekretariati Teknik I KKU, Keshillit te Basenit Ujembledhes dhe Agjencise se Ujit)"; "Per miratimin e rregullores per studimin dhe shfrytezimin e ujrave nentokesor nepermjet puseve te shpimit", "Shqyrtimin e kerkeses se Konsorciumit "Acquedotto Puliese" per porjektin e ujesjellesit Shqiperi-Itali", "Per miratimin e lejes per perdorimin e ujit te disa burimeve ekzistuese te shfrytezuara nga Ndermarrja e Ujesjellesit Elbasan" etj.
Ne te gjitha materialet e diskutuar Keshilli Kombetar I Ujrave I vuri nje rendesi te madhe vendosjes dhe respektimit te rregullave te shfrytezimit te burimeve tokesore dhe nentokesore te ujit, te kesaj pasurie te madhe te vendit tone. Percaktimi I sakte I strukturave qe do te monitorojne dhe menaxhojne kete pasuri kombetare, vendosja dhe respektimi I rregullave te shtetit per persona juridik dhe fizik si dhe per shoqeri te ndryshme qe do te shfrytezojne burimet siperfaqesore dhe nentoksore ujore te vendit, u trajtuan me perparesi nga Keshilli Kombetar i Ujrave. Gjithashtu, ne kete mbledhje u percaktuan edhe formularet perkates qe individe apo shoqeri te licensuar do te plotesojne dhe respektojne, me parqaitjen e interesit te tyre per shfrytezimin e burimeve toksore dhe nentoksore te urjave, si per qellime studimi, ashtu dhe per qellime shfrytezimi. Ne mbledhjen e sotme te KKU u vendos qe te ngarkohej Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Truzimit qe te negocioje me palen italiane projektin e ujesjellesit Shqiperi-Itali, i cili pritet te shoqerohet me hartimin e nje masterplani te zhvillimit urban turistik per rajonin Vlore-Sarande, ndertimin e infrastruktures rrugore te Rivieres se jugut te Shqiperise, ndertimin e linjes paresore te furnizimit me uje te rajonit te perfshire ne studim si dhe ndertimin e rrjetit transmentues te energjise elektrike dhe telefonike te kesaj zone.