Delegacioni i PE: Liberalizim vizash për shqiptarët para verës
Delegacioni monitorues i Parlamentit Europian shprehet në favor të liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Kreu i këtij delegacioni Eduart Kukan thotë se Tirana zyrtare ka plotësuar kushtet teknike të nevojshme dhe në këtë pikë duhet ecur përpara me procesin. “Mund të them, se ne jemi të impresionuar me instrumentat teknikë që janë të nevojshëm për heqjen e vizave afatshkurtra. Ne i kemi parë dhe cdo gjë po ecën sic duhet. Komisioni Evropian është shprehur që në fillim, se ka vetëm kushte teknike dhe jo të tjera. Atëherë, nëse këto kushte teknike janë plotësuar, unë jam në favor të heqjes së vizave” tha Kukan.
Ndërkaq, zv/presidenti i delegacioni Jelko Kacin thotë se do t’I kërkohet Komisionit Europian dhe Këshillit të bëjë propozimin për heqjen e vizave për shqiptarët në fillim të pranverës. Nga ana tjetër Kacin bën thirrje edhe për përmirësim të klimës politike në vend, duke nënvizuar se pjesa politike përbën një pjesë të procesit për liberalizimin e vizave.
“Teknikisht, ju i përmbushni kushtet , por ku i dihet se kur do të hiqen vizat? Qytetarët shqiptarë duan heqjen e vizave tani. Pra ka dhe një pjesë politike të procesit dhe ne duam ta përshpejtojmë këtë proces. Ne po i kërkojmë Komisionti Evropian dhe Këshillit të bëjë propozimin jo sa më shpejt të jetë e mundur, por në fillim të pranverës. Fillimi i pranverës është tani punë orësh. Duhet që klima politike në vend të përmirësohet sa më shpejt. Pranvera po vjen. dimri shkoi. është vertëte momenti që të provohet sesa pranvera në Shqipëri do të jetë shumë më premtuese sesa dimri” tha Kacin.
< I mëparshmi