E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni i PE-se mesazh negativ per statusin e Shqiperise ne BE



Eljona Ballhysa
Delegacioni i Parlamentit Europian gjate vizites qe zhvilloi dje ne Shqiperi ku mori pjese ne mbledhjen e Komitetit te Stabilizim-Asocimit midis Shqiperise dhe BE-se ka kritikuar politiken shqiptare per moszgjidhjen e krizes institucionale dhe politike ne vend. Dy drejtuesit e delegacionit te PE-se Kukan dhe Brusa kane shprehur shqetesim per situaten politike ne vend ndersa kane ngarkuar me pergjegjesi te dyja partite kryesore politike ne vend per mosarritjen e nje marreveshjeje per ti dhene fund krizes. Dy eurodeputetet kane nenkuptuar gjate qendrimit te tyre se kjo situate sjell pengesa per anetaresimin e Shqiperise ne BE. Gjate mbledhjes se Komitetit te Stabilizim-Asocimit qeveria shqiptare eshte perfaqesuar nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e cila ka bere nje panorame te reformave te ndermarra nga qeveria. Persa i perket krizes politike Bregu ka perseritur qendrimin e njohur te qeverise qe qeveria eshte e gatshme per te arritur cdo konsensus politik i cili nuk prek dhe nuk cenon ligjet dhe Kushtetuten e ketij vendi. Por vetem duke respektuar ligjet dhe Kushtetuten e ketij vendi i jep mundesi klases politike te behet me e pergjegjshme dhe per te shmangur debate te cilat shpeshhere mbeten vetem nje rutine mediatike - eshte shprehur Bregu.
Europarlamentaret
Gjate fjales se tij kreu i delegacionit te PE-se Eduard Kukan kritikoi klasen politike shqiptare per zgjatjen e krizes institucionale. Kjo situate do te permendet ne raportin e Komisionit Europian per Shqiperine. Kriza zgjati shume dhe ne nuk dime si tju ndihmojme - eshte shprehur zyrtari i larte i delegacionit europian. Nder te tjera kreu i delegacionit te PE-se i kerkoi politikes shqiptare ta zgjidhe vete krizen ndersa e vuri theksin te dialogu per reformen zgjedhore. Duhen trajtuar verejtjet e OSBE/ODIHR-it persa u perket ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor me synim realizimin e reformes zgjedhore. Shqiperia di te zgjidhe ceshtjet teknike por nuk di te zgjidhe ceshtjet politike - shtoi me tej Kukan.
Shqetesimin per situaten politike e shprehu edhe eurodeputeti Brusa. Sipas tij Parlamenti nuk funksionon dhe per kete jane pergjegjese te dyja palet politike. Brusa theksoi se kjo situate nuk favorizon integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Funksionimi normal i institucioneve eshte kusht per integrimin ne BE. Kriteret e Kopengages do te pasqyrohen ne progres-raport. Situata eshte mjaft shqetesuese. Nuk eshte Bashkimi Europian ai qe duhet ta zgjidhe kriza por vete partite politike - eshte shprehur eurodeputeti Brusa.
Detyrat e permbushura
Ministria Bregu gjate fjales se saj renditi disa prej detyrave te rendesishme qe sipas saj jane permbushur nga qeveria shqiptare. Persa u perket ceshtjeve kryesore ju siguroj se lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar vazhdon te mbetet prioritet i kesaj qeverie. Transparenca e sherbimeve publike do te jete ne qender dhe nje nga reformat kryesore te cilat kjo qeveri ka nisur. Persa i perket pjeses se amendimeve ne Kodin Penal per denimin e zyrtareve per korrupsion keto ndryshime jane percjelle dhe jane sot ne Parlamentin shqiptar presin vetem votimin dhe Kodi Penal kerkon nje votim me shumice te cilesuar. Persa i perket rekomandimit tjeter te GRECO-s i cili vjet ne vitin 2009 ishte i paplotesuar i transparences dhe fondeve te partive politike drafti eshte perfunduar dhe eshte ne diskutim ne Keshillim e Ministrave - eshte shprehur Bregu. Ajo shtoi gjithashtu se te gjitha vendimet e gjykatave shqiptare si dhe vendimet e Gjykates se Strasburgut jane zbatuar ne 100 nga qeveria. Ndersa kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjate fjales se saj beri nje panorame statistikore te punes se Kuvendit duke e vene theksin te prania e opozites ne punimet e Kuvendit.

Delegacioni i PE-se takon Berishen Maxhoranca e gatshme te hetoje zgjedhjet

Kryeministri Berisha priti dje ne nje takim delegacionin e deputeteve te Parlamentit Europian te kryesuar nga Presidenti i Delegacionit per Europen Juglindore zoti Eduard Kukan. Ne takim u diskutua ne vecanti edhe mbi situaten politike ne vend ku u vleresua oferta e maxhorances per hetimin e te gjitha ceshtjeve nga Komisioni parlamentar pervecse atyre per te cilat ka vendim te gjykatave si dhe gatishmerine e maxhorances per te votuar amendamentet qe opozita do te sugjeroje per kuadrin ligjor per zgjedhjet e ardhshme me kushtin qe ato te jene konsultuar paraprakisht me institucionet e OSBE/ODIHR-it. Me tej kryeministri Berisha e vleresoi si ngjarje historike votimin nga Parlamenti Europian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. Duke nenvizuar efektet e jashtezakonshme transformuese te pese viteve te fundit qe reformat e ndermarra drejt integrimit europian kane pasur per Shqiperine kryeministri i siguroi se per qeverine shqiptare cdo hap drejt integrimit europian duhet te jete teresisht i bazuar ne performance e merite si interesi jetik ky i qytetareve shqiptare.

Delegacioni i PE-se takon Ramen Do te bashkepunojme me PD-ne pas hetimit te zgjedhjeve

Kryetari i Partise Socialiste dhe disa deputete socialiste zhvilluan dje nje takim me delegacionin e PE-se te kryesuar nga Eduard Kukan. Ne pergjigje te interesit te zotit Kukan Edi Rama ritheksoi se qendrimi i PS-se per zgjidhjen e krizes eshte nje qendrim proaktiv qe buron nga Rezoluta e Parlamentit Europian. Partia Socialiste ka prezantuar nje oferte te re politike e cila mund ti jape nje zgjidhje te shpejte krizes politike dhe qe bazohet teresisht te rekomandimet e Rezolutes se Parlamentit Europian te 8 korrikut 2010 - tha Rama. Sipas tij 35 deputete te PS-se kane firmosur nje kerkese per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar sa me shpejt qe te jete e mundur. Vetem pas ngritjes se ketij komisioni hetimor parlamentar Partia Socialiste do te jete e gatshme te punoje paralelisht ne kuader te reformes elektorale pasi sic theksohet edhe ne rekomandimet e Rezolutes ky komision hetimor duhet ti paraqese konkluzionet e tij ne kohe per ti lejuar Parlamentit te adoptoje legjislacionin e ri perpara zgjedhjeve te ardhshme lokale dhe bazuar mbi gjetjet e komisionit dhe rekomandimet e bera nga OSBE/ODIHR-i - eshte shprehur Rama. Hetimi i zgjedhjeve sipas Rames do te lejonte identifikimin e problemeve qe u vune re ne zgjedhjet e 2009-s dhe nxjerrjen perpara ligjit te individeve pergjegjes per parregullsite e verejtura.

5 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›