E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delegacioni i PE-së, sot në Tiranë për vizat

Eurodeputetët

Kushtet për liberalizimin e vizave do të sjellin sot në Tiranë një delegacion të Parlamentit Europian, kryesuar nga Eduard Kukan, shefi i Delegacionit për Ballkanin. Kukan ka theksuar se është e rëndësishme që liberalizimi të realizohej para verës, në mënyrë që njerëzit të lëvizin lirshëm,
por për këtë duhen parë kushtet. Sipas tij, janë dërguar 3 grupe ekspertësh në Tiranë për të verifi kuar përmbushjen e kritereve dhe raportet e dy grupeve të para ishin pozitive. “Presim që dhe grupi i fundit të ketë po ashtu qëndrim pozitiv.

Pra, kemi të bëjme me një situatë ku Shqipëria po përmbush kriteret dhe logjikisht Komisioni përcaktoi kushtet ju po i plotësoni ato dhe ne duam të rekomandojmë gjithandej se nuk duhet pritur me”, ka thënë ai. Delegacioni që përbëhet nga eurodeputetët Jelko Kacin, Simon Busuttil nga Malta, holandezja Marije Cornalissen si dhe raportuesja e Parlamentit për liberalizimin e vizave Tanja Fajon do të takohet me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Jashtem dhe atë të Punëve të Brendshme.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›