Delavekouras: Dialogu Serbi Shqipëri, i rëndësishëm
“është e rëndësishme për Serbinë që të jetë në gjendje të vendosë një dialog me Shqipërinë...”. Kështu është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregory Delavekouras, duke iu referuar vizitës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ilir Meta në Serbi. Gjatë një diskutimi me korrespondentë diplomatikë në Athinë, ai ka dhënë një përgjigje rreth asaj që mund të cilësohet edhe si një zhvillim diplomatik që mundëson leximin e ndryshimeve të brendshme në Serbi. Specifika e prononcimit të zëdhënësit grek, qëndron në faktin se moderacioni i Shqipërisë, po vlerësohen si një “shans” edhe për Serbinë, që së fundmi po ia del ta shkëpusë Politikën e Jashtme nga pengu i çështjeve të vështira si ai Kosovës. Kështu duket se hapja mes dy vendeve tradicionalisht me artikulim armiqësor ndaj njëri–tjetrit, priret të modelojë një sjellje diplomatike edhe për vende të tjera, raportet e të cilëve kushtëzohen nga çështje të trashëguara, nga ku nuk përjashtohet as Greqia.
#