E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita, sot Grupi i PS mblidhet për krizën

Partia Socialiste pritet të mbledhë sot grupin e vet parlamentar për të diskutuar rreth vendimeve që do të merren pas situatës së krijuar dhe krizës së rënduar politike. Pas deklarimeve paraprake për rinisje të protestave dhe të bojkotit të mundshëm parlamentar, grupi duket se do të marrë një qëndrim për sa u përket këtyre opsioneve që po i japin hapësirë një politike që po radikalizohet. Ashtu sikurse një ditë përpara seancës së fundit parlamentare edhe sot ekipi i deputetëve socialistë do të vendosë për ecurinë e mëtejshme të qëndrimeve politike, të cilat janë përcaktuese për suksesin e objektivave të shtruara fillimisht nga kryetari i PS, Edi Rama. Në planin organizativ, rëndësia e grupit qëndron në faktin se shumë prej deputetëve aktualë kanë një përgjegjësi shtesë sa i përket planëzimit të protestave për shkak të lidhjeve me bazën. Nga ana tjetër, nuk mohohet një zgjerim i punës organizative në shkallë vendi duke u nisur nga serioziteti i nismës së fundit të selisë rozë. Politikisht mbledhja ka si zhvillim më të pritshëm qëndrimin që do të mbahet nga deputetët e LMN, për sa i përket bojkotit.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›