Hetimi i zgjedhjeve Kuvendi: Berisha dhe Meta nuk votuan
Rozeta Rapushi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, beri publik dje tablatet e votimit ne Kuvend te ngritjes se Komisionit Hetimor qe do te hetoje zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Si per ti mbyllur gojen Partise Socialiste, Topalli publikoi dje tabulatet, qe tregojne se as Kryeministri Sali Berisha dhe as zevendeskryeministri Ilir Meta, nuk kane marre pjese ne votim. Ne nje kohe kur deputetja e Partise Socialiste, Vasilika Hysi, akuzoi se ne votim te dy si Berisha dhe Meta, rezultojne se kane votuar edhe pse nuk kane qene ne seance ate dite. "Zonja Hysi genjen kur thote qe Berisha e Meta, megjithese jo te pranishem, paskan votuar. Megjithese votimi eshte transmetuar direkt nga shume media, po i veme ne dispozicion zonjes tabelat e votimit, ashtu sic ia kemi dhene kryetarit te saj 10 minuta pas mbylljes se seances", sqaroi Kuvendi. Ne nje njoftim per shtyp i kerkohet deputetes socialiste, qe t'i kerkoj falje administrates se Kuvendit dhe opinionit publik per shpifjen per vjedhjen e votave ne votimin per ngritjen e Komisionit Hetimor per transparencen e plote, sipas kushtetutes, te zgjedhjeve me te mira, me te lira e me te ndershme te 28 Qershorit. Ne tabulatin e votimit te bere ne 19 mars, duket qarte se 75 ka qene prezenca e deputeteve ne salle, pavaresisht se edhe deputetet socialiste ishin te pranishem por nuk moren pjese ne votim. Nga keta, 73 prej tyre kane votuar pro projektvendimit per ngritjen e Komisionit Hetimor qe do te hetoje zgjedhjet e 28 Qershorit. Nderkohe qe dy kreret e qeverise nuk ishin te pranishem. Drejtoria e Informacionit dhe Dokumentacionit Parlamentar te Kuvendit, duke bere publik tabulatet akuzoi deputeten socialiste, se genjen kur thote se si Berisha ashtu dhe Meta paskan marre pjese ne votim. "Zonja Hysi, kryesuesja e listes se deputeteve te Tiranes, fatkeqesisht foli me nje gjuhe te papershtatshme, per nje pedagoge", vijoi reagimi.
Maxhoranca "pervesh" duart per hetimin e zgjedhjeve
Deputetet e Partise Demokratike jane te vendosur te vijojne qofte edhe te vetem hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit. Komisioni hetimor, qe ne mungese te socialisteve, do te drejtohet nga Ilir Rusmali, pritet te nise nga puna diten e marte. Sipas nje prej anetareve te PD-se ne Komisionin Hetimor Aldoi Bumci, neser do te miratohen modalitetet e funksionimin te hetimit parlamentar. "Ato sigurisht parashikojne transparence te plote, por pa prekur ceshtjet qe jane zgjidhur me vendim gjykate", theksoi Bumci. Ky komision do te hetoje zgjedhjet, akuzat dhe dyshimet publike te bazuara te ngritura nga partite politike, si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per zbatimin e legjislacionit ne lidhje me procesin zgjedhor.