E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti: Romës i duhen lojtarë të tjerë

Francesco Totti zbret në fushë. Së paku me fjalë. Kapiteni i verdhekuqëve pasi ka marrë vetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në gju është shprehur shumë i shqetësuar për blerjet e fundit të bëra ne merkaton e futbollit nga Roma.

“Me këtë ekip që kemi, Roma është aktualisht në vendin e 4-ët. Për tu kompletuar në takimet që na presin Romës i duhen të paktën edhe dy lojtarë të tjerë”. Deklaratën e ka dhënë për ‘Gazzetta dello Sport’, duke shprehur hapur shqetësimin e tij për përforcimet e reja që i duhen ekipit.

Gjithmonë, si ka thënë edhe vetë, nëse skuadra do të synojë fitore dhe duke pretenduar diçka më shumë sesa kupën e Italisë. Për këtë, sipas tij, blerjet e reja janë të rëndësishme.

Më tej ai ka kujtuar se Spalletti ka ndryshuar historinë e grupit. “Ka dhënë shumë kënaqësi dhe entuziazëm. Me Lippin kam një raport të mirë, por për një rikthim në Kombëtare nuk mund të flasim para se të kalojnë të paktën 6 muaj”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›