Afganistan, më shumë se 10 të vdekur nga një sulm
Nimroz -Të paktën 10 civilë, një drejtues i lartë të policisë afgane dhe truproja e tij, mbetën të vdekur sot nga një sulm kamikaz në pjesën jugperëndimore të Afganistanit, deklaroi guvernatori i provincës. "Zëvendësshefi i policisë rrugore dhe truproja e tij ndodheshin në një treg në zonën Zaranj, kryeqyteti i provincës Nimroz, kur ndodhi sulmi", deklaroi Ghulam Dastegir-Azad, guvernatori i Nimrozit. Katër dyqane u shkatërruan dhe disa viktima u nxorën nga rrënojat, theksoi Dastegir-Azad