E Diel, 1 Nëntor 2026

"Delijorgji", Gjykata e Lartë shfuqizon KLD-në

Tiranë-Rikthehen në punë tre gjyqtarët që u shkarkuan nga puna nga Këshilli i lartë i Drejtësisë afro dy muaj më parë. Vendimi është marrë sot nga pasdite nga Gjykata e Lartë, pas shqyrtimit të  ankesës së bërë nga gjyqtarët, Shaqir Gradica, Ylli Minka dhe Naum Pejo, të cilët kanë kundërshtuar vendimin e KLD për shkarkimin e tyre, duke kërkuar kështu rikthimin në detyrë.

Gjyqtarët e sipërpërmendur janë shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në tetor të 2008-ës. Këta gjyqtarë, sipas KLD,  kishin shkelur ligjin, duke pushuar në vitin 2007 çështjen në ngarkim të shtetasit  Mihal Delijorgji, i akuzuar për veprat penale të “falsifikimit të vulave, stampave ose të formularëve”, si dhe “kontrabandës me mallra të tjera”.     

Mihal Delijorgji është një nga tre personat e arrestuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 15 mars të 2008 në fshatin Gërdec, ku si pasojë e shpërthimit në fabrikën e demontimit të municioneve luftarake,  humbën jetën 26 persona, ndërsa mbetën të plagosur shumë të tjerë.

Delijorgji ishte pronar i fabrikës së demontimit të municioneve në fshatin Gërdec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›