E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvrasja në Bathore, arrestohet bashkëshorti

Tiranë- Përfundon në pranga, i akuzuar si shkaktar i vetëvarjes së bashkëshortes. Një shtetas, 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, një ditë pasi gruaja e tij i kishte dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në banesë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë kryen ndalimin e shtetasit Besnik Hasa, 44-vjeç. “Ky shtetas, lindur në Kukës dhe banues në Bathore të Tiranës, ka qenë i proceduar më parë veprën penale të vjedhjes”- thonë burimet, duke shtuar se ndalimi i tij u krye pasi rezulton se është autor i dyshuar i shkaktimit të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij.

“Gruaja e tij, Elisabeta Hasa, 27-vjeç, mesditën e djeshme ka varur veten me një shall në dritaren e banesës së saj”- thanë të njëjtat burime.

Në vendin e ngjarjes u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, ndërkohë që materialet e përpiluara në ngarkim të shtetasit Besnik Hasa i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si autor i konsumimit të veprës penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›