"Delijorgji", KLD: Shkelje në të dy gjykatat e Durrësit
Inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë përfunduar kontrollet në Gjykatën e Durrësit dhe Tiranës për dosjen "Delijorgji", ku janë konstatuar disa parregullsi procedurale. Konkluzioni i KLD-së është: Procedurat e ndjekura nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit Durrës ndaj Mihal Delijorgjit, nën akuzat e "falsifikimit të dokumenteve" dhe "evazionit fiskal", kanë pasur parregullsi gjatë procesit gjyqësor. Raporti përfundimtar do të depozitohet në sekretarinë e Këshillit në pritje të masave ligjore. Në mbledhjen e radhës së KLD-së mund të merren masa ndaj gjyqtarëve që kanë gjykuar dosjen ndaj biznesmenit Mihal Delijorgji. "Në fokus të inspektimit ishin tre gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës; Ervin Metalla, Markelian Koça, Arbana Selmanaj dhe tre në Apelin Ushtarak të këtij qyteti, Naum Pejo, Ylli Minka dhe Shaqir Gradica", thanë burimet nga Këshilli.
Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë tha dje se regjistrimi në Gjykatën e Tiranës i firmës "Albademil" me administrator Mihal Delijorgjin, është bërë objekt verifikimi, por nuk bëhen të ditura rezultatet. Nga të dhënat paraprake të këtij inspektorati, rezulton se nuk është gjetur ndonjë e dhënë që firma "Albademil" të ketë licencë për tregtinë e municioneve luftarake.
Më datën 27 mars 2008, gazeta "Shqip" publikoi skandalin e gjykatave në Durrës, ku bëhej me dije se biznesmeni që merrej me import-eksportin e hekurit, Mihal Delijorgji, është gjykuar në vitin 2004 në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës për "falsifikim dokumentesh" dhe "evazion fiskal". Ai është shpallur i pafajshëm nga gjyqtarët e Apelit Ushtarak, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit e kishte shpallur fajtor për kontrabandë me mallra të tjerë dhe e kishte dënuar me 10 milionë lekë gjobë dhe shlyerjen e të gjitha shpenzimeve gjyqësore. Gjyqtarët ushtarakë kanë kërkuar pushimin e çështjes, me konkluzionin se nuk provohen elementet e veprës penale. Gjithashtu, gjyqtarët e Apelit Ushtarak kërkuan edhe rrëzimin e padisë civile në këtë proces penal. Por skandali "Delijorgji" mori përmasa të tjera pas këtij vendimi që përfshin Apelin Ushtarak, i cili ka gjykuar se Delijorgji është i pafajshëm dhe akuzat ndaj tij, puna disavjeçare e autoriteteve doganore dhe atyre hetimore duheshin hedhur poshtë. Ndërkohë çështja "Delijorgji" vazhdon të endet gjykatave shqiptare, pasi ka mbërritur në muajin dhjetor 2007 në Gjykatën e Lartë.
Firma "Albademil" me administrator Mihal Delijorgjin kishte nën administrim së bashku me kompaninë shtetërore MEICO, fabrikën që demontonte municione luftarake në fshatin Gërdec të Bashkisë së Vorës. Si pasojë e shpërthimit më 15 mars 2008, në këtë fabrikë humbën jetën rreth 26 persona, ndërsa mbetën të plagosur 300 të tjerë. Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi gjithashtu edhe shumë dëme materiale në banesat dhe pronat e banorëve të zonës. Pas kësaj ngjarjeje, forcat e policisë, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, arrestuan administratorin e firmës "Albademil", Mihal Delijorgji, drejtorin teknik të kësaj firme Dritan Minxholi, si dhe drejtorin e kompanisë MEICO, Ylli Pinari, me akuzën e "shkeljes së rregullave të sigurisë për lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive".