E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncon gruan, se rrëmbeu fëmijët

Një 41-vjeçar ka denoncuar bashkëshorten e tij 32-vjeçare, duke pretenduar se i ka rrëmbyer tre fëmijët. Denoncimi është bërë në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ndërsa policia ka ngritur ndaj saj akuzën e "marrjes me pa të drejtë të fëmijës", duke e shpallur atë në kërkim. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Elbasanit bëhet e ditur se 41-vjeçari Sabaudin Buzhani ka denoncuar gruan e tij, Gentiana Buzhani, pasi ajo i ka marrë fëmijët pa dijeninë e tij dhe është nisur drejt Greqisë. I njëjti burim saktëson se një natë më parë, nëna 32-vjeçare është nisur për në Greqi, duke marrë me vete tre fëmijët, 16, 13 dhe 8 vjeç, ndërsa bashkëshorti e ka gjetur bosh shtëpinë në lagjen "Beqir Dardha" të qytetit të Elbasanit. Materialet për hetime të mëtejshme i kanë kaluar prokurorisë së këtij rrethi dhe policia e ka shpallur 32-vjeçaren person në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›